Shteti nga Telekomi i Maqedonisë do të marrë 6.1 miliardë denarë apo rreth 100 milion euro si pjesë e fitimit të kompanisë në vitin 2008. Pagesa e fitimit do të fillojë me 22 maj të këtij viti pas miratimit të vendimit për pagesën e dividentës për vitin 2008.
Shteti nga Telekomi i Maqedonisë do të marrë 6.1 miliardë denarë apo rreth 100 milion euro si pjesë e fitimit të kompanisë në vitin 2008.
Një propozim të tillë bordi drejtues i Telekomit e ka vërtetuar në mbledhjen e tij të fundit.
Sipas këtij propozimi vlera e 1 aksioni kap vlerën prej 71.42 denarë, ndërsa të drejtë në ndarjen e fitimit do të kenë të gjithë aksionarët të evidetuar në librin e aksionarëve të kompanisë.
Pagesa e fitimit do të fillojë me 22 maj të këtij viti pas miratimit të vendimit për pagesën e dividentës për vitin 2008.