Sipas Countryman, SHBA besojnë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe procesi për ta realizuar këtë janë jetike për të nxitur procesin e reformave në Evropën Juglindore.
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Tomas Countryman në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se politikanët në Shqipëri duhet të jenë në gjendje të negociojnë me njeri-tjetrin dhe ti zgjidhin problemet vetë në mënyrë demokratike përmes dialogut dhe kompromisit.
Çdo vonesë në këtë drejtim, - shton zyrtari i lartë amerikan, - dëmton imazhin e vendit ose afatin për të hyrë në BE.
Sipas Countryman, SHBA besojnë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe procesi për ta realizuar këtë janë jetike për të nxitur procesin e reformave në Evropën Juglindore.
Nëse Shqipëria synon të ketë një ekonomi të shekullit të 21, të ketë një qeveri të pastër, të ketë respekt për shtetin ligjor, ajo duhet të vazhdojë të punojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria ka nevojë, siç e kemi thënë shumë herë edhe për vende të tjera të rajonit, të fillojë me çështjen e shtetit ligjor, me transparencën dhe një qeveri të pastërt, përfundon Countryman.