E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Facebook ka dalë jashtë kontrollit", citon WWN të ketë thënë Zuckerberg gjatë një konference për medie jashtë zyrave të tij në Palo Alto. “Stresin që ma ka shkaktuar menaxhimi i kësaj kompanie ma ka shkatërruar jetën time. Kam nevojë që t'i jap fund gjithë kësaj çmendurie", citohet të ketë thënë Zuckerberg.
“Facebook” do tė mbyllet mė 15 mars!?






Mark Zuckerberg njoftoi se "Facebook" do të mbyllet në muajin mars. Kështu shkruan faqja e internetit, “Weekly World News”. E tërë kjo për shkak se menaxhimi i faqes është bërë shumë i vështirë.

"Facebook ka dalë jashtë kontrollit", citon WWN të ketë thënë Zuckerberg gjatë një konference për medie jashtë zyrave të tij në Palo Alto. “Stresin që ma ka shkaktuar menaxhimi i kësaj kompanie ma ka shkatërruar jetën time. Kam nevojë që t'i jap fund gjithë kësaj çmendurie", citohet të ketë thënë Zuckerberg.

Zuckerberg vazhdoi duke shpjeguar se duke filluar nga 15 marsi, përdoruesit nuk do të jetë në gjendje të kenë qasje në llogaritë e tyre.

"Pas 15 marsit, e gjithë faqja do të shkatërrohet", tha Avrat Humarthi, zëvendëspresident i punëve teknike në “Facebook”. "Pra, nëse ju dëshironi që t’i keni të gjitha fotografitë që i keni postuar, ju rekomandojmë që t’i shkarkoni nga interneti para se biznesi ynë të mbyllet përgjithmonë”, kë thënë Humarthi.

Sipas WWN, Zuckerberg tha se vendimi për ta mbyllur “Facebook”-un ishte i vështirë, por ai nuk mendon se njerëzit do shqetësohen.

"Unë personalisht nuk mendoj se është një punë e madhe", tha ai. "Dhe të jem i sinqertë, unë mendoj se është më mirë kështu. Pa të, njerëzit do të dalin jashtë për të bërë miq të vërtetë. E kjo po që është gjithmonë një gjë më e mirë".

Ndërkaq, Zuckerberg, gjatë ditës së shtunë, ka konfirmuar se ky lajm është i rremë.

“Mos ore, përdoreni logjikën. Një kompani që vlerësohet rreth 50 miliardë dollarë, përse mundet dikush të mendojë se thjeshtë do të mbyllet”, tha Zuckerberg.

Ai shtoi se, “më e kuptueshme do të ishte të shitej, sesa të mbyllej përjetësisht”.

Vetëm në vitin, 2010 Facebook gjeneroi të hyra prej 2 miliardë dollarësh për kompaninë.

Zhvillimi i “Facebook” në mbarë botën e ka bërë krijuesin e tij, Mark Zuckerberg, një nga miliarderët më të rinj në botë.

Publikuar: 09.01.2011 | 16:18
Lexuar: 786 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime