Investimi në njërin nga fshatrat më të mëdha në Komunën e Vrapçishtit është i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, prej ku paralajmëruan ndërtimin edhe të tri sallave sportive.
- Me solemnitet rasti në Negotinë të Komunës së Vrapçishtit sot u vendos gurthemeli i sallës së re sportive në SHF "Naim Frashëri. Fillimin simbolik të punëve, me hedhjen e gurthemelit e shënuan zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi dhe zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës Lindita Qazimi.
"Kjo është pjesë e projektit të Qeverisë për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe në bashkëpunim me pushtetin vendor, patëm sukses ta rrumbullaksojmë njërën nga nevojat e banorëve të kësaj komune", tha Ademi dhe theksoi se shqyrtohet mundësia në këtë projekt të Qeverisë të përfshihet edhe salla në fshatin Gradec, e cila ka filluar të ndërtohet në vitin 1994.
Investimi në njërin nga fshatrat më të mëdha në Komunën e Vrapçishtit është i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, prej ku paralajmëruan ndërtimin edhe të tri sallave sportive.
"Krahas nevojave të nxënësve, kjo sallë duhet të mundësojë edhe zhvillimin e ngjarjeve sportive. Është paraparë të përfundojnë deri në shtator", deklaroi zëvendësministrja Lindita Qazimi dhe paralajmëroi se sivjet MASH-i do të investojë në ndërtimin edhe të 40 sallave sportive për shkolat fillore në Maqedoni.
Ndërtimi i sallës në Negotinë është me sipërfaqe prej 13.00 metra katrorë dhe 400 ulëse do të kushtojë 40 milionë denarë.