Ajo quhet Rezeta Veliu, një modele 22 vjeçare e lindur në Prishtinë, por që disa vite jeton në SHBA. Si modele nuk i zë vendi vend. Sa është në Tokio, sa është në Hong Kong e sa në Meksikë apo në Miami. Nëpër cilat magazina dhe ku ka dalë fytyra e saj, lexoni më poshtë.
Ajo quhet Rezeta Veliu, një modele 22 vjeçare e lindur në Prishtinë, por që disa vite jeton në SHBA. Si modele nuk i zë vendi vend. Sa është në Tokio, sa është në Hong Kong e sa në Meksikë apo në Miami. Nëpër cilat magazina dhe ku ka dalë fytyra e saj, lexoni më poshtë.
Çdo vajzë e vogël në mënyrën më të volitshme që i bie rasti, do ti kapë këpucët e nënës së saj për ti veshur.
Pastaj fshehtazi fillon ajo ceremonia e dëfilimit nëpër dysheme, me kërcime të papara dhe vendosja e buzëkuqit nëpër gjithë fytyrën.
Janë komike, por edhe të lezetshme apo jo?
Nga kjo moshë e vogël fillojnë edhe hapat e parë për dashurinë e të defiluarit.
Kjo i kishte ndodhur edhe Rezeta Veliut, një vajzë 22 vjeçare e lindur në Prishtinë e që sot është një modele e cila jeton në SHBA.
Rezetës tashmë nuk i dihet adresa. Si modele sa e shohim në New York, sa në Tokio e sa në Spanjë e Itali. Rezeta është një modele, ëndrra e së cilës ka filluar ashtu siç e përshkruam më lartë.
Ndërsa inkuadrimi në botën e modelimit fillon në vitin 2004.
Në këtë vit ajo paraqitet në një audicion të madh për modele dhe talente në Houston të SHBA-ve.
Unë e fitova vendin për garat. Isha në mesin e 30 nga Houstoni. E përfaqësoja Texasin. Isha tepër krenare me veten time sepse menaxherja ime ishte përkrahësja ime më e madhe. Edhe në të vërtetë tregova suksese dhe mora shumë shpërblime, tregon ajo për Express.
Ajo fiton çmimet si: Team player 2004 në kategori Fashion Print, Junior actor of the year, Group dance.
Nga kjo kohë filluan ofertat e agjensioneve të modelimit nga Spanja, Italia, Japonia. Dëshira ime ishte që së pari të shoh Japoninë, saktësisht Tokio. Kjo ishte thyerja e akullit në profesionin tim, rrëfen Rezeta.
Në Tokio ajo qëndron për dy vite dhe pastaj vjen oferta nga Starz Models për të udhëtuar në Hong Kong, duke u rikthyer edhe një herë në Tokio dhe më pastaj në Mexico City. Tani kam marrë ofertën në Florida, Miami "Front Management".
Kam bërë shumë reklama, po për mua më të suksesshme janë për kompaninë e automobilave Honda, për kompaninë e telefonave celularë Verizon, NEXTEL, parfumi i meshkujve KING, Comercial Gillette, fushata e Amway Krema, Katalogu Casa Blanca Canada, Catalouge Sears, kam bërë Fashion TV për Mexico dhe shumë portada (faqe të para të magazinave).
Kam bërë javën e kaluar catwalk për D'amour në Miami. Rezeta thotë se e do shumë profesionin dhe nëse e do atë shumë, atëherë, sipas saj, nuk ka lodhje. Ka ditë që lodhem shumë. Por, pas një pushimi të gjumit të mirë tetë orësh, përsëri jam e gatshme të punoj dhe e harroj lodhjen kur kam sukses, tha Rezeta.
Milot Hasimja, Gazeta Express