E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Amnestia" është filmi i parë në gjithë historinë e kinemasë shqiptare që mer pjesë në këtë festival të njohur edhe si "Berlinale", i cilësuar si një nga tre festivalet më të rëndësishëm të Evropës dhe me audiencën më të madhe të festivaleve në botë.
Njė film shqiptar pėr herė tė parė nė Festivalin ndėrkombėtar tė filimit nė Berlin










Filmi shqiptar "Amnestia" i regjisorit Bujar Alimani është zgjedhur zyrtarisht për t'u shfaqur premierë botërore, në seksionin "International Forum" të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

"Amnestia" është filmi i parë në gjithë historinë e kinemasë shqiptare që mer pjesë në këtë festival të njohur edhe si "Berlinale", i cilësuar si një nga tre festivalet më të rëndësishëm të Evropës dhe me audiencën më të madhe të festivaleve në botë.

Filmi i Bujar Alimanit, që nsijen e merr nga një ngjarje reale, tregon historinë e një burri dhe një gruaje të cilët takohen një ditë gjatë rrjedhës së jetës së tyre të mërzitshme. Ata dashurohen ndërsa dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg presin të marrin amnistinë.

Regjisori shqiptar që jeton në Athinë, ka zgjedhur për të interpretuar në filmin e tij aktorët: Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj etj. Neritan Zinxhiria dhe Elena Dhimitrakopoulou janë as/regjisorë të filmit, skenograf është Shpëtim Baça ndërsa kostumografe, Ermira Turkeshi.

Filmi i parë me metrazh të gjatë i regjisorit Alimani është prodhuar nga Qëndra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën dhe do të marë pjesë në edicionin e 6-të të

"Berlinale", që shfaqet në datat 10-20 shkurt të këtij viti.

"Amnestia" i ka filluar xhirimet në fund të muajit shtator 2010 në Tiranë dhe Pogradec, duke shënuar kështu një rekord për kohën tre mujore të përgatitjes së tij.

Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, në njoftimin për shtyp, e cilëson këtë event të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare dhe për këtë arsye QKK do të organizojë një konferencë për shtyp në 11 janar, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë regjisori Alimani.

Bujar Alimani është regjisori i disa filmave me metrazh të shkurtër si: "Katoi", "Gaz", "Busulla", etj.

Publikuar: 09.01.2011 | 16:49
Lexuar: 629 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime