Me këtë fuqizohemi si partia e parë politike në Kosovë, kurse fitorja me mbi 90 për qind në Skenderaj, por edhe në Drenas, është dëshmi e fortë se PDK-ja po legjitimohet si partia e parë politike, ka thënë ai, për të shprehur besimin se pas kësaj edhe partitë tjera
politike do ti pranojnë rezultatet, duke rikujtuar se PDK-ja ka qenë partia e parë politike edhe pa votat e Skenderajt dhe Drenasit.
Pasdarken e se dielës qyteti i Skenderajt ka përjetuar tërmet nga festimi i zhurmshëm i rezultateve të votimit. Kulmi ka arritur me ndezjen e fishekzjarrëve të shumtë e të fuqishëm si asnjëherë më parë.
Para qytetarëve të tubuar në sheshin Adem Jashari, Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së, procesin e votimit ka quajtur të rregullt dhe si referendum të besimit për një parti politike.