Ndahet çifti Abazi-Braha, (sa për kthim nuk ka shanse). Në këtë drejtim gjithmonë njerëzit kanë dyshuar se diçka po zien por tani filluan fjalët se kush e ndau tjetrin? Nuk kishte asnjë pikë dyshimi pasi në intervistën e saj Mihrije Braha aktronte shumë bukur.
Ditën e mërkurë shikuesit e KohaVisionit i zuri paniku i madh.Një javë më parë disa drejtues emisioni në po atë televizion kishin pregatitur diçka shumë interesante për ditën e 1 prillit,por ishte pak shokuese për publikun.
Ndarja e çiftit Abazi-Braha tronditi opinionin duke mos menduar që është gënjeshtër e pregatitur nga gazetarët.Si fillim i mbarë i lojës,Mihrija një javë të plotë ishte munduar që të jetë sa më larg mediave dhe publikut kurse në anën tjetër që të dy kishin paralajmëruar ndarjen,ndërkohë në anën tjetër nuk kishin të ndalur telefonatat në adresë të çiftit.
E gjithë kjo filloi në emisionin Expresslive në KohaVision,kur drejtuesi i emisionit tha:Shkojmë me klipin e Mihrije Brahës kurse pastaj kthehemi në studio me këngëtarin Naim Abazin ndërsa në titra shkruante: Ndahet çifti Abazi-Braha,(sa për kthim nuk ka shanse).Në këtë drejtim gjithmonë njerëzit kanë dyshuar se diçka po zien por tani filluan fjalët se kush e ndau tjetrin? Nuk kishte asnjë pikë dyshimi pasi në intervistën e saj Mihrije Braha aktronte shumë bukur.
Kurse pas 15 minutave gjithçka u kuptua se ishte lojë e montuar nga drejtuesit e televizionit.Për Mihrijen si duket vitet ecin nga pas.E pyetur rreth pamjes së saj se si mbahet e re edhe pse ka shumë vite, ajo përgjigjet:Ka shumë njerëz që mendojnë se unë i kushtoj rëndësi të madhe pamjes,por kjo nuk është aspak e vërtetë.Unë kujdesem për pamjen time.Përdor një krem që nuk është aq shtrenjtë dhe gjendet në Kosovë,këtu në Prishtinë.
Po unë i kam ngjarë nënës sime, ajo është shumë e re në pamje.Ma merr mendja se është punë geni,sepse unë as nuk i vizitoj sallonet e bukurisë,i vizitoj vetëm atëherë kur kam me bë një frizurë shumë speciale për ndonjë shfaqje televizive.Përveç thonjve që shkoj në ndonjë sallon bukurie t'i rregulloj asnjë gjë tjetër artificiale nuk e kam.Njeriu duhet të ketë një jetë të mirë,të bëjë gjumë të mjaftueshëm dhe të qëndrojë larg problemeve edhe këto janë një ndihmë për njeriun.Disa kanë thënë se unë kam bërë intervenime kirurgjikale, plastike etj.,po unë ditën kur do vendos të bëj operacione plastike, do jem ajo që do të thërras mediat për ti bërë publicitet vetes.
Firma Ormeta,një firmë zvicerane,më kanë thënë që të përdor kremin e tyre.E nëse ai krem nuk do të ketë efekt ata më kanë premtuar se do t'i paguajnë të gjitha shpenzimet për operacionet plastike.Në planin muzikor,këngëtarja sapo ka lançuar një videoklip të ri dhe shpreson që së shpejti të pregatisë edhe disa këngë të reja që të mund të bëjë një përmbledhje të tyre në një album.
Blerand Rexhepi