E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në zgjedhjet lokale të cilat mbahen njëkohësisht dhe ato presidenciale në ato komuna ku nuk ishin zgjedhur kryetarë komunash në raundin e parë zgjedhor votuan 78.906 votues, respektivish 8,59 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve.
KSHZ: Deri nė orėn 10 jehona 7,27 pėr qind, votimi zhvillohet pa probleme











Në zgjedhjet e sotme presidenciale deri në orën 10 në votime kanë dalë 111.003 votues ose 7,27 për qind nga numri i përgjithshëm i regjistruar në Listën e vetme zgjedhore. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale përqindja e daljes në votime në të njëjtën periudhë ka qenë 7,97 për qind, njoftoi në pres-konferecën e sotme krytarti i KSHZ-së, Aleskandar Novakovski.

Ai shtoi se jehona ka të bëjë me të dhënat e marra ga 2.519 vendvotime nga gjithsej 2.976 vendvotime.

Në zgjedhjet lokale të cilat mbahen njëkohësisht dhe ato presidenciale në ato komuna ku nuk ishin zgjedhur kryetarë komunash në raundin e parë zgjedhor votuan 78.906 votues, respektivish 8,59 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve.

Jehona e votuesve në zgjedhjet lokale e llogaritur nga të dhënat e marra nga 1.409 vendvotime nga gjithsej 1.715 në të cilat zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komune.

Sipas të dhënave të KSHZ-së në zgjedhjet lokale për zgjedhje të kryetarit të qytetit të Shkupit jehona e votuesve deri në orën 10 është 7,30 për qind respektvisht kanë dalë në votime 28.091 votues. Të dhënat kanë të bëjnë me të dhënat e marra nga 462 vendvotime nga gjithsej 536 vendvotime.

Kryetari i KSHZ-së informoi se të gjitha 2.976 vendvotimet në Maqedoni janë hapur dhe se votimi po zhvillohet pa probleme. Ai shtoi se vonesa të vogla ka pasur në gjashtë vendvotime, dy prej të cilave në Studeniçan ku hapja është vonuar për një orë dhe nga një deri në dy në Zelenikovë, Bogovinë, Karshiakë dhe Kriva Pallankë ku vonesa ka qenë nga 30 minuta. Novakovski tha se në vendvotimet në të cilat ka pasur vonesa votimi do të vazhdohet për aq kohë sa është vonuar.

Publikuar: 05.04.2009 | 17:51
Lexuar: 330 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime