E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në zgjedhjet e sotme presidenciale deri në orën 13 kanë votuar 310.818 votues apo 19,53 për qind e numrit të plotë të personave të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore. Në rrethin e parë për zgjedhje presidenciale jehona në periudhën e njëjtë ishte 26,24 për qind, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Novakovski.
Nė orėn 13 ėshtė rreth 20 pėr qind, votimi ėshtė duke u zhvilluar pa probleme











Në zgjedhjet e sotme presidenciale deri në orën 13 kanë votuar 310.818 votues apo 19,53 për qind e numrit të plotë të personave të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore. Në rrethin e parë për zgjedhje presidenciale jehona në periudhën e njëjtë ishte 26,24 për qind, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Novakovski.

Ai shtoi se jehona ka të bëjë me të dhënat e marra nga 2519 vendvotime, prej gjithsej 2.976 vendvotime.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në zgjedhjet lokale për zgjedhje të kryetarit të Shkupit jehona e votuesve deri në ora 13 është 20, 46 për qind, gjegjësisht në votim kanë dalë 89,721 votues. Të dhënat kanë të bëjnë me të dhënat e marra nga 521 vendvotim prej 536 venvdotimeve. Në rrethin e parë, në periudhën e njejtë jehona e votuesve të cilët kishin votuar ishte 24,06 për qind.

Në zgjedhjet lokale, të cilat mbahen njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale në ato komuna ku nuk ishin zgjedhur kryetarë të komunave në rrethin e parë zgjedhor kanë votuar 240.997, gjegjësisht 24,44 për qind prej numrit të plotë të votuesve. Jehona e votuesve në zgjedhjet lokale është vlerësuar nga të dhënat e marra prej 1.467 vendvotimeve prej 1.715 te të cilat zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash.

Kryetari i KSHZ-së ka informuar se në të gjitha 2.976 venvotime në Maqedoni janë hapur dhe se votimet janë zhvilluar pa probleme.

"Mund të them se deri tani gjithçka është duke u zhvilluar në atmosferë të qetë. Kemi telefonata të caktuara, KSHZ-ja është duke i kontrolluar dhe reagon në të njëjtin moment. Zyrtarisht nuk kemi konfirmim për ngjarje të përcaktuara të cilat përmenden në telefonata, përpos atyre të cilat janë përmendur se kanë pasur ndërrimin e një vule e cila ishte thyer dhe ndërrim e UV llambave", tha Novakovski.

Në pyetje të gazetarëve se a ka KSHZ-ja infromata se në Strugë, në disa vendvotime është votuar me patentë shoferi, me letrënjoftime me afate të kaluara, Novakoski tha se ka informata për parregullsi dhe se KSHZ-ja ende është duke kryer kontroll.

"Ka infromata nga Partia për Ardhmëri Evropiane. Lidhur me atë ne jemi në komunikim të përhershëm të Komisionit komunal zgjedhor dhe atë në momentin e kontrollimit të vendvotimeve thuhet në të. Unë nuk do të kisha mundur t'i them vendvotimet. KKZ-ja është në terren dhe kryen kontroll", shtoi Novakovski.

Ai konfirmoi se vonesat e vogla, të cilat janë konstatuar në gjashtë vendvotime, në mëngjes, do të plotësohen me vazhdimin e kohës së votimit aq sa ka zgjatur vonimi.

Publikuar: 05.04.2009 | 22:19
Lexuar: 308 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime