Flamurtari është ende në pritje. Asnjë përforcim, veçse një dëshirë e madhe për sulmuesin Sebino Plaku. Në Vlorë është menduar një shkëmbim Bajevski-Plaku me Tiranën. Por është edhe Bakaj i Dinamos, që duket se sulmuesi kërkon vetëm Europën.
Gjergji Mima
- Merkato e futbollistëve mbetet një mundësi e artë për shumë klube për të përforcuar organikën e tyre dhe në këtë drejtim, Shqipëria nuk bën përjashtim nga vendet e tjera
të Europës.
Deri tani në merkaton e janarit lëvizja më e rëndësishme është ajo e Gjergji Muzakës, që thuhet se tek Skënderbeu shkoi për 8 mijë euro në muaj. Korçarët morën edhe mbrojtësit Arapi e Gjorgjeviç, mesfushorin Idrizi dhe sulmuesin Cikalleshi.
Flamurtari është ende në pritje. Asnjë përforcim, veçse një dëshirë e madhe për sulmuesin Sebino Plaku. Në Vlorë është menduar një shkëmbim Bajevski-Plaku me Tiranën. Por është edhe Bakaj i Dinamos, që duket se sulmuesi kërkon vetëm Europën.
Tek Vllaznia i ardhur është vetëm Hodo, ndërsa sulmuesi serb Jovanoviç nuk dihet nëse do të qendrojë. Presidenti Fushaj ka premtuar përforcime. Në kampin shkodran ka mbipopullim të lojtarëve sllave: Vujadinoviç, Jasiç, Rajoviç, Jovanoviç. Më i sigurti është malazezi i mbrojtjes, Rajoviç, që luan prej kohësh në Loro Boriçi. Ndërsa për
talentin Vajushi, nuk bëhet fjalë për largim. Ndërkohë, dy lojtarë janë huazuar në Elbasan, sulmuesi veteran Albert Kaçi dhe i riu Djepaxhia.
Tirana mund të humbasë Plakun, por ka fituar Gilman Likën. Ndoshta, edhe Ervin Bulku është i mundshëm për të ardhur. Tek Dinamo donin sulmues, pas ikjes së Sefës, dhe erdhi Brkiç. Kërkohet edhe një tjetër. Donin mbrojtës dhe erdhi Miloviç, kurse
kapiteni Allmuça e Bakaj janë në dyshim. I ikur është edhe portieri Hidi, tashmë në Qipro.
Papritmas, në treg mbretëron edhe Besa me të ardhurit Kotorri, Djarmati, Sefa e Mancaku. Vetëm Cikalleshi është larguar.
Merkato e Bylisit këtë janar duket se është më e veçanta e këtyre viteve. Presidenti Kapllanaj ka vendosur të bëjë blerje të spikatura me lojtarë të njohur nga kampionatet e vendeve Evropiane.
Pritet që në ekip të afrohet sulmuesi shtatlartë i Lask-Linzit, serbi Stevo Malinoviç. Përveç tij tek Bylisi janë afruar edhe dy kosovarë, sulmuesi Valon Bajrami dhe mbrojtësi i krahut të majtë Virtyt Shahini. Nga Bylis janë larguar dy serbët Popoviç dhe Bejktoviç, pasi kanë përfunduar kontratën, ndërsa i ka mbaruar kontrata dhe kamerunasit Guy, i cili është larguar jashtë Shqipërisë.