Jehona e votuesve deri në orën 16 në zgjedhjet presidenciale është 31,85 për qind, ndërsa për kryetar të Qytetit të Shkupit 32,44 për qind, tregojnë të dhënat e Asociacionit qytetar MOST, i cili i ndjek zgjedhjet me 3.750 vëzhgues.

Sipas MOST, gjatë votimit për ato presidenciale dhe lokale deri në orën 17 në vendvotimet 0619, 0623, 0624, 0625, 0633 dhe 0635 në komunën e Demir Hisarit, janë vërejtur agjitime para vendvotimeve dhe dhënie sqarime votuesve se si të votojnë.
Në vendvotimin 1255 në Ohër vëzhguesit e MOST-it kanë evidentuar votues i cili i ka fotografuar fletëvotimet, me ç'rast Këshilli Zgjedhor i ka marrë dhe i ka shpallur të pavlefshme.
Nga MOST-i informojnë se në vendvotimin 2149 në Veles ka pasur përdorim jopërkatës së llambës UV dhe të sprejit të tejdukshëm. Përdorim jopërkatës të llambës UV është evidentuar edhe në vendvotimin 0879, Sokolarci, komunën Çeshinovë - Obleshevë, si dhe në vendvotimin 1988, Reçicë të Madhe, Tetovë.
"Në vendvotimin numër 0455, komuna Vrapçishtë, janë regjistruar raste të votimit familjar, ndërsa llamba UV është shfrytëzuar kohë pas kohe, ndërsa në vendvotimin 0477, f. Mogorçe, Dibër, janë vërejtuar lëshime në ushëheqjen e listës zgjedhore, gjegjësisht mos rrethimin e emrave të votuesve", informojnë nga Asociacioni qytetar MOST./mia/