E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Luis Suarez mbetet i vetëm dhe pa pasardhës. “Messi është Topi i Artë", titullon lajmin në faqen e saj online gazeta tjetër sportive 'As' e cila në shkrimin e saj nuk e fsheh habinë e fitimit të këtij trofeu nga Messi.
“Topi i Artė”, zhgėnjim nė Spanjė






Zhgënjim dhe trishtim, janë këto ndjenjat që karakterizojnë reagimet e para në mediat spanjolle pas fitimit të Topit të Artë nga Lionel Messi.

"Messi lë Spanjën pa “Pallone d'oro", është titulli online i gazetës sportive 'Marca'. Argentinasi pengoi marrjen e këtij trofeu për herë të dytë nga një spanjoll shkruhet në lajm-komentin e kësaj të përditshmje.

Luis Suarez mbetet i vetëm dhe pa pasardhës. “Messi është Topi i Artë", titullon lajmin në faqen e saj online gazeta tjetër sportive 'As' e cila në shkrimin e saj nuk e fsheh habinë e fitimit të këtij trofeu nga Messi.

Pasi ka kujtuar se në 2010 argjentinasi fitoi La Liga dhe Superkupën spanjolle, “AS” shkruan se nuk ishte nevoja të qarkullonin me muaj të tërë fjalë se fituesi do të jetë Iniesta, pasi kanë qenë 154 gazetarët sportive, 208 trajner dhe po aq kapitenë të kombëtareve të ndryshme që kanë votuar argjentinasin përpara shokëve të skuadrës Iniesta e Xavi".

'El Mundo Deportivo' mjaftohet vetëm me lajmin duke mos bërë asnjë koment më shumë. "Messi është lojtari i 8 i Barcës që fiton “Topin e Artë”.

Publikuar: 11.01.2011 | 10:09
Lexuar: 398 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime