E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

66-vjeçari, në një television amerikan tha: “Ndihem mirë dhe jam i lehtësuar. Tumori po zhduket, por e di se trajtimi do të vazhdojë edhe disa muajt të tjerë. Nuk është ende koha për të hapur shampanjën, por ky është pa dyshim një moment shumë i mirë, pas një beteje 6-mujore, veçanërisht të vështirë në aspektin shëndetësor dhe psikologjik”.
Douglas: Po fitoj betejėn me vdekjen





Ish-fituesi i çmimit Oscar, Micheal Douglas deklaroi mbrëmë në intervistën e parë që prej fillimit të trajtimeve intensive për shkak të një tumori të avancuar në grykë, se duket se është duke fituar luftën ndaj sëmundjes.

66-vjeçari, në një television amerikan tha: “Ndihem mirë dhe jam i lehtësuar. Tumori po zhduket, por e di se trajtimi do të vazhdojë edhe disa muajt të tjerë. Nuk është ende koha për të hapur shampanjën, por ky është pa dyshim një moment shumë i mirë, pas një beteje 6-mujore, veçanërisht të vështirë në aspektin shëndetësor dhe psikologjik”.

Aktori pranoi se është duke “ngrënë si derr”, pasi mjekët i kërkuan të futej në një dietë për shëndoshje, pas trajtimit të tij me radioterapi. Ai gjithashtu zbuloi planet e tij për të marrë pjesë së shpejti në një film të ri, ku do të ketë rolin e një pianisti të famshëm.

”Mendoj se shanset për mua janë shumë të mira tani. Kam mposhtur kancerin, por kam qenë edhe me shumë fat që u preka nga ky lloj i veçantë tumori, i cili edhe pse në stad të avancuar nuk u përhap në organe të tjera”, theksoi bashkëshorti i aktores Catherine Zeta Jones.

Douglas lajmëroi përsëri në një program televiziv gjatë gushtit se mjekët e kanë diagnostikuar me një tumor të gradës katër (grada më e avancuar) në grykë. Edhe pse ai u shpreh optimist përpara fillimit të kurave të kombinuara me kimio dhe radioterapi, shumë persona menduan se jeta e aktorit nuk do të ishte ende shumë e gjatë.

Douglas pranoi se ka humbur 15 kilogram deri tani si pasojë e kurave të fuqishme, por si rrjedhojë e dietës, ka shtuar deri tani pesë kile të tjera.

Publikuar: 11.01.2011 | 01:20
Lexuar: 514 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime