E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shikueshmëria është ulur në më pak se 100 metra, që është vlerësim se nuk mund të zhvillohen operacionet e parapara në aeroport, që për disa ditë ishte alternative më e përkapshme për udhëtarët e shumtë që duheshin të fluturonin nga aeroporti i Shkupit, që po ashtu për shkak të mjegullës anuloi të gjitha fluturimet drejt secilit destinacion.
Mjegulla ka mbyllur sot edhe aeroportin e Ohrit








Mjegulla e dendur ka detyruar autoritetet që të mbyllin aeroportin e Ohrit, respektivisht të anulojnë të gjitha aterrimet dhe fluturimet.

Shikueshmëria është ulur në më pak se 100 metra, që është vlerësim se nuk mund të zhvillohen operacionet e parapara në aeroport, që për disa ditë ishte alternative më e përkapshme për udhëtarët e shumtë që duheshin të fluturonin nga aeroporti i Shkupit, që po ashtu për shkak të mjegullës anuloi të gjitha fluturimet drejt secilit destinacion.

Që në orët e mbrëmshme janë anuluar fluturimet drejt Romës dhe Podgoricës, ndërsa për hapjen eventuale të aeroportit të Ohrit dhe lejimin e aterimeve dhe fluturimeve, varet vetëm nga kushtet meteorologjike. Vetëm tërheqja e mjegullës mund të sjellë një vendim tjetërfare, për të vënë përsëri në funksion aeroportin e Ohrit.

Gjatë ditës së djeshme, drejt aeroportit të Ohrit kanë qenë të riorientuar numri më i madh i fluturimeve dhe aterrimeve të parapara për në aeroportin e Shkupit nga kompanitë “Çeh aerlines”, “Adria aerlines” dhe “Tyrkich aerlines”, ndërsa aeroplani i kompanisë austriake “Austria aerlines”, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, zvogëlimit të shikueshmërisë vertikale, është riorientuar drejt Selanikut, kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Kompanisë turke TAV.

Mjegulla ka qenë shkaktare që numër i madh udhëtarësh kanë qënë të detyruar që të udhëtojnë nga Shkupi drejt Ohrit, pjesa më e madhe e tyre janë ankuar se nuk kanë qënë fare të informuar për këtë rokadë të fluturimit, bile bile edhe për pakujdesinë e autoriteteve, sepse një numër është dashur vetë të kujdeset për të gjëtur zgjidhje për destinacionin e planifikuar.

Para pak kohe arriti edhe komunikata zyrtare, se për shkak të mjegullës është mbyllur aeroporti i Ohrit, i cili në ndërkohë ka lejuar aterimin e aeroplanëve që për destinacion kanë pas aeroportin e Shkupit- i cili është mbyllur tash e sa ditë më para. Nëse vazhdon kjo gjendje me mjegullën, në kushtet kur aeroporti i Shkupit është i mbyllur dhe po ashtu për shkak të kushteve të njëjta edhe në aeroportin e Ohrit, Maqedonia do të mbetet pa aeroport të përdorshëm, ndaj autoritetet do të jenë të detyruara të kërkojnë zgjidhje të mundshme alternative, duke shfrytëzuar aeroportet e vendeve fqinje.

Publikuar: 11.01.2011 | 11:51
Lexuar: 482 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime