Më pëlqen ideja që ju e quani aksion-triller. Më duket shumë e bukur. Në fakt, a është aksion-triller? Nuk e di, nuk e kam parë akoma. Unë në fakt, mora pjesë në film, pikërisht se nuk ishte i tillë siç thoni ju. Mund të ketë pak aksion brenda, por nejse...
Ky është filmi i dytë aksion-triller që bëni brenda një viti. E pëlqeni këtë zhanër?
Më pëlqen ideja që ju e quani aksion-triller. Më duket shumë e bukur. Në fakt, a është aksion-triller? Nuk e di, nuk e kam parë akoma. Unë në fakt, mora pjesë në film, pikërisht se nuk ishte i tillë siç thoni ju. Mund të ketë pak aksion brenda, por nejse...
Atëherë, pse e pranuat këtë projekt?
Sinqerisht, ju them të vërtetën... sapo kisha mbaruar xhirimet e Salt dhe Brad kishte akoma punë me filmin Moneyball, kështu që duhej të rrinim dhe dy muaj larg. Nuk kisha çfarë bëja dhe u interesova se çfarë po ndodhte, çfarë projektesh po ngjalleshin. Bëra disa telefonata dhe mora vesh që regjisori i filmit, Florian, do të xhironte një film në Venecia. U interesova, kontaktova me të dhe ma dha rolin. Më pas erdhi dhe Johny (Depp). Ishte shumë kënaqësi.
Pse kontaktuat me Florianin? Ju pëlqejnë filmat e tij?
Po, kam parë The Lives Of Others dhe jam dashuruar me atë film. Kur kontaktova me të, nuk ishte se thjesht doja të shkoja në Venecia, ose më duheshin para, por ishte kënaqësia e bashkëpunimit me një regjisor që bën art të vërtetë. Floriani më foli se si njerëzit me art nënkuptojnë diçka pothuajse të errët, që të bën katarsis, që të bën të thellohesh e të qash. Por më pas më sqaroi që arti duhet edhe ti bëjë njerëzit të lumtur, të qeshin e të tjera si këto. Është me të vërtetë një njeri shumë inteligjent dhe një regjisor shumë profesionist.
Është shumë inteligjent?
Epo, gjykojeni vetë... një regjisor që flet pesë gjuhë të huaja, përveç të tijës.
Çfarë sugjerimesh ju dha ai për të ndërtuar karakterin?
Vërejtja e përditshme për mua ishte Ngadalëëë, sepse, unë mendoj, jetoj, veproj, si një grua e ditëve të sotme, si një njujorkeze, por karakteri ishte shumë larg kësaj, kështu që pata shumë vështirësi. Por, ai për asnjë moment nuk më la të rrëshqisja.
Është filmi juaj i parë me Johny Depp. Çfarë mund të na thoni për të?
Është një djalë shumë i mirë, shumë i këndshëm, sepse kur hyn në zyrën e dikujt, ti e kupton menjëherë se çfarë lloj njeriu është. Në ambientet e tij, Johny, mbante shumë libra dhe shumë foto të fëmijëve të tij. Nga kjo e kuptova që ishte dikush që do të merreshim vesh fare mirë. Është shumë i vërtetë, shumë eksperimental si natyrë profesionale, dhe mbi të gjitha është një njeri i dashuruar emocionalisht dhe mendërisht me artin.
A bën ai shaka në shesh xhirimi?
Në një skenë, diçka ndodhi, smë kujtohet mirë, diçka e parëndësishme, më duket se një kovë ra në ujë, një kovë bosh, por mënyra se si Johny e përjetoi këtë, na bëri të qeshnim rreth 30 minuta të gjithëve. Sa fillonim xhirimin, qeshnim, madje edhe kameramanët, edhe djemtë e stafit. Kemi harxhuar shumë pelikulë atë ditë.
A patë ndonjë film të ngjashëm me këtë që tju ndihmonte të përgatiteshit?
Po, pamë The Catch A Thief, dhe në atë film kishte shumë gjëra që duhej ti shihnim. Por, megjithatë, dihet botërisht, që kur sheh një film, nuk do ta imitosh. Në fakt, ai karakteri që më interesonte mua, më bëri shumë nervoze. Unë doja ta bëja shumë modern karakterin, ndërsa ajo e bënte shumë të thyeshëm.
Besoj se në ditët e sotme është e vështirë të gjesh role të cilat të kënaqin.
Po përpiqem të gjej role që më parashtrojnë sfida të mëdha, në mënyrë që të kapërcej veten ose role që kanë domethënie të veçantë për mua. Ndonjëherë, del përpara diçka si The Tourist që ka edhe domethënie, është edhe sfidë, por edhe kënaqësi. Por, filma si ky nuk të dalin para përditë.
Çfarë të rejash kemi nga debutimi juaj regjisorial?
Xhirimet i kam mbaruar. Në fund të janarit do të filloj edhe redaktimin dhe montazhin. Por, gjëja që më kënaq më shumë, është fakti se është hera e parë që vëmendja nuk do të jetë mbi mua, por mbi aktorët e rinj, të cilët nuk i njeh askush, por bota do të çuditet nga talenti i tyre.
Cilët regjisorë keni pasur model gjatë përvojës suaj regjisoriale?
Kam mësuar shumë nga Clint Eastwood, i cili është regjisori më ekonomik në botë, edhe nga Vinterbottom, i cili është shumë i dashur me aktorët, i lë ata të qetë, por kur punova me Robert de Niro, e kuptova çfarë domethënieje ka vërtet të jesh regjisor.