E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk ekziston ndonjë tip i veçantë i meshkujve që është i paraprirë për ta tradhtuar gruan, për të mos thënë se të gjithë janë të prirë për mashtrim, në rrethana të caktuara.
Tė gjithė meshkujt janė tė njėjtė?!





Në vend që ta mundoni veten me pyetjen “pse”, mendoni për mënyrat sesi ta parandaloni një gjë të tillë. Ekspertët e lidhjeve tregojnë se çfarë mund t’ju ndihmojë në këtë drejtim.

Falënderimi

Martesa fillon me deklarimin “Se do të jemi bashkë deri në vdekje”. Megjithatë, është mirë që, çdo ditë të re, ta konsideroni sikur të ishte dita e fundit pranë atij personi. Riorganizojeni lidhjen në atë mënyrë sikur lidhja juaj do të mund të përfundonte menjëherë.

Intimiteti

Shpesh, meshkujt paraqiten si robër të libidosë së tyre, por e vërteta është se ata fillojnë një aferë për shkak të dëshirës që të jenë intimë me ndonjë person, jo vetëm në aspektin fizik. Por, duhet ta dini që mashkulli hapet emocionalisht vetëm pasi të ketë krijuar lidhje fizike.

Faktorët e miqësisë

Gruaja mund ta parandalojë mashtrimin e burrit të saj, duke insistuar që ai të kalojë një kohë më të madhe me shokët e tij të tanishëm dhe të shkollës. Në këtë mënyrë, mashkulli do ta ndjejë një lidhshmëri të fortë dhe do të vetëdijesohet rreth ekzistimit të tij në ndonjë shoqëri, duke mos e kërkuar këtë gjë në ndonjë lidhje të padobishme.

Rrituni bashkë

Kjo ka rëndësi të madhe, sidomos për çiftet që janë bashkë që nga ditët e shkollës së mesme. Kur ta filloni lidhjen në moshën 20-vjeçare, atëherë duhet që të zhvilloheni bashkë dhe ta përcillni njëri-tjetrin, thjeshtë, të rriteni bashkë. Bëni qëllime të përbashkëta dhe do t’ia dilni.

Biseda dhe veprimi

Gratë zakonisht janë ato që duan t’i zgjidhin problemet me dialog. Natyrisht, kjo është gjë e mirë, por meshkujve më shumë u pëlqejnë veprimet. Pra, evitoni bisedat tepër të gjata, ndonjëherë edhe të tepërta dhe bëni diçka të dobishme dhe konstruktive për të dy ju.

Besimi

Nëse keni besim te vetvetja dhe te partneri, atëherë keni më shumë gjasa që të keni një jetë të gjatë e të lumtur së bashku. Kjo nënkupton që nuk do të përqeshni të metat e partnerit, do t’i ofroni përkrahje të parezervë, e momentet e dobësisë nuk do t’i përdorni si argumente gjatë grindjeve dhe mospajtimeve.

Publikuar: 11.01.2011 | 12:20
Lexuar: 860 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime