E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pritje të datën për negociata, sipas saj Maqedonia, cila i plotësoi kriteret për hapje të bisedimeve inkuadruese duhet të fokusohet në implementimin e legjislativës evropiane.
Benēina: BE-ja do tė ndihmojė pėr emrin nėse kėtė e kėrkojnė Shkupi dhe Athina










Bashkimi Evropian i mbështetë bisedimet që zhvillohen nën patronazhin e KB-së për gjetje të zgjidhjes greko-maqedonase për emrin, i cili është kusht për hapje të negociatave inkuadruese me Maqedoninë, ndërsa inkuadrimi eventual i Unionit në atë proces është i mundur nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje për këtë.

Këtë në intervistën për MIA-n e deklaroi Dragoluba Bençini, sekretare shtetërore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

"BE-ja në disa raste theksoi mbështetje për negociatat që zhvillohen nën paronazhin e KB-së. Është fakt që vendet-anëtare të BE-së janë gjithashtu edhe anëtare të KB-së dhe ato të gjithë e miratojnë kornizën për gjetjen e zgjidhjes. Megjithatë, për inkuadrim më aktiv në BE mund të flitet nëse kjo kontraktohet mes dy palëve të involvuara në kontest. Në çdo rast, takim me ndërmjetësuesin në bisedimet Methju Nimic është caktuar muajin e ardhshëm dhe presim që progresi në drejtimin e duhur, i cili do të sjellë deri në gjetje të zgjidhjes. Sllovenia do të mbështesë çdo zgjidhje, e cila është bashkarisht e pranuar dhe e cila do të sjellë deri në progres", thotë Bençina.

Ajo është e kënaqur që Hungaria është kryesuese aktuale me BE-në, i katërti të cilit nga Këshilli i Unionit i është besuar detyra të kthehet në rekomandimin për Maqedoninë për fillimin e negociatave. Beson se hungarezët do të bëjnë gjithçka në këtë kontekst të ndihmojnë.

Në pritje të datën për negociata, sipas saj Maqedonia, cila i plotësoi kriteret për hapje të bisedimeve inkuadruese duhet të fokusohet në implementimin e legjislativës evropiane.

E pyetur se cilat janë praktikat dhe përvojat më të mira të Sllovenisë të cilat mund të jenë të zbatueshme edhe në eurointegrimin e Maqedonisë është kategorike se kjo është kohezion në planin shoqëror dhe politik.

"Sllovenia ishte e lumtur që kishte mbështetje të fuqishme dhe për pavarësinë e saj, si dhe në referendumin për anëtarësimin në BE. Euroja gjithashtu është pranuar nga qytetarët që në fillim të vendosjes së saj. Për këtë besojmë se mbështetja kohezive për projektet më të mëdha politike në shoqëri është me rëndësi qenësore. Qytetarët e Maqedonisë tashmë në numër të madh e mbështesin integrimin në BE. Përkrahja e këtillë duhet të mbahet edhe më tej dhe shpresojmë se pritjet e tyre do të plotësohen sa më shpejt që është e mundur. Sllovenia do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s", thekson Bençina në intervistën për MIA-n.

Publikuar: 11.01.2011 | 12:54
Lexuar: 203 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime