Të reshurat e fundit në fshatin Trebosh të Tetovës kanë shkaktuar përmbytje të mëdha. Mbi 100 hektarë të mbjella dhe dhjetë shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha.
Të reshurat e fundit në fshatin Trebosh të Tetovës kanë shkaktuar përmbytje të mëdha. Mbi 100 hektarë të mbjella dhe dhjetë shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha.
Familja Nafiu është njëra nga më të goditurat.
"Gjithë këtë dëm ka bërë këtu me frigorifer me motor të ujit me miell, krejt janë prishur", ankohet Nafiu. Ai thotë se askush nga kompetentët e komunës nuk ka ardhur që të interesohen për hallin e tyre.
Ndërkohë bujqit janë të shqetësuar për të mbjellat e tyre.
'Uji i ka vërshuar të gjitha arrat e mbjellura", thotë një bujk.
"Uji më është ofruar afër shtëpisë 8 metra apo dhjetë metra. Të mbjellat mund të them me dekar janë krejt të rafshuara me ujë", rëfen një bujk tjetër.
Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Trebosh Berzat Isaku, thotë se edhe përkundër kërkesës që organet kompetente të dalin në terren për të verifikuar dëmet, ata ende nuk kanë ndërmarrë asgjë për tu dalë në ndihmë.
"Edhe sot e kësaj ditë nuk kemi inspekcione të ndryshme ose prej ministrisë së bujqësisë, dhe të ministrisë pranë komunës së Tetovës, megjithse ky teren i përkët komunës së Tetovës. Dhe sot e kësaj dite nuk kanë interesim që të dalin dhe të vlerësojnë dëmet aktuale që janë shkaktuar. Përherë Treboshi e ka një problem serioz me ujin, dhe një herë e përgjithmonë duhet të zgjidhet ky problem' thotë Berzat Isaku.
Ata kanë kërkuar ndihmë nga organet kompetentë që të sanohet kanali për të mos lejuar ujin që vjenë gryka të përmbytë fshatin, por gjithnjë kanë hasur në vesh të shurdhër. Banorët sërisht frikën se nga gryka mund të vijë ujë nga shkrirja e borës nga viset malore apo ndonjë reshje e shiut, prandaj tani detyrohen të bëjnë kujdestari gjatë natës, për të shpëtuar nga ndonjë përmbytje eventuale që mund të paraqitet në ditët në vijim.