Mënyra e re e financimit në disa institucione do ta rrisë buxhetin, a diku ai mund të jetë edhe më i vogël se i tanishmi. Por, siç tha Todorov, nuk mund të bëhet prerje e thjeshtë, pasi ka edhe faktorë tjerë.
Buxhetet që do t'i marrin universitetet publike në Maqedoni duhet të llogariten sipas faktit se sa kushton për një student në një sferë të caktuar, që, megjithatë, varet nga lloji i studimeve. Vendet në BE këtë veçmë e praktikojnë, pra edhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës filloi të punojë në zgjedhjen e modelit më adekuat për financimin e arsimit të lartë të Maqedonisë.
Që të përcaktohet metodologjia sipas së cilës do të konfirmohet çmimi për një student, MASH dhe Banka Botërore sot organizojnë punëtori, ku do të marrin pjesë ekspertë me përvojë afatgjate në ndërtimin e sistemeve të financimit. Ka lloje të ndryshme dhe ato duhet të përpunohen që në fund të pranohet më adekuati, i cili, sipas ministrit Nikolla Todorov, do të mundësojë financim më stabil, më racional dhe më zhvillimor të arsimit të lartë. Pasi bëjet fjalë për proces kompleks, këshillimi ekspert do të zgjasë deri një vit që me kujdes të zgjedhet modeli më i volitshëm.
Mënyra e re e financimit në disa institucione do ta rrisë buxhetin, a diku ai mund të jetë edhe më i vogël se i tanishmi. Por, siç tha Todorov, nuk mund të bëhet prerje e thjeshtë, pasi ka edhe faktorë tjerë.
Në punëtorinë e MASH-së dhe BB-së, ku morën pjesë përfaqësues nga pesë universitetet shtetërore, Todorov i perzantoi dy llojet aktuale të financimit të sistemit të arsimit të lartë.