Universiteti Shtetëror i Tetovës, deri tani ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me universitet më të njohura nga vendi ynë, rajoni dhe ato ndërkombëtare, dhe në këtë drejtim shtrirja e bashkëpunimit edhe me universitetet nga Bosnje dhe Hercegovina për ne është shumë e rëndësishme, theksoi Rektori, Prof.dr. Agron Reka.
Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Z. Rami Rexhepi, gjatë ditës së sotme realizoi një vizitë me karakter pune në USHT. Ambasadori Rexhepi u prit nga Rektori USHT-së, Prof.dr. Agron Reka, i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm, Adem Beadini, Shefja e Kabinetit të Rektorit, Ganimete Bexheti dhe Koordinatorja e Zyrës për marrëdhënie me jashtë, Valdrina Fetai.
Në këtë takim pune u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe universiteteve nga Bosnje dhe Hercegovina.
Universiteti Shtetëror i Tetovës, deri tani ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me universitet më të njohura nga vendi ynë, rajoni dhe ato ndërkombëtare, dhe në këtë drejtim shtrirja e bashkëpunimit edhe me universitetet nga Bosnje dhe Hercegovina për ne është shumë e rëndësishme, theksoi Rektori, Prof.dr. Agron Reka.
Ambasadori Rami Rexhepi e vlerësoi lartë punën shkencore që bëhet në këtë institucion, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ky universitet jep në arsimimin e gjeneratave të reja.
Unë në vazhdimësi angazhohem që të vendoset komunikimi institucional në mes universiteteve shtetërore nga BH dhe USHT-së, dhe në fillim të vitit 2011 presim që ti nënshkruajmë memorandumet për bashkëpunim, tha Ambasadori i RM-së, Rami Rexhepi.
Në këtë takim, gjithashtu u bisedua për shumë çështje të tjera me interes të përbashkët për të dyja palët.