E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendet-anëtare të Bashkimit Evropian i bashkojnë përpjekjet e veta me ato të SHBA-së në ballafaqim me pasojat e krizës ekonomike globale, deklaroi sot në konferencë për shtyp në Pragë kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso.
Baroso: BE-ja dhe SHBA-ja janė forca tė bashkuara kundėr krizės ekonomike












Vendet-anëtare të Bashkimit Evropian i bashkojnë përpjekjet e veta me ato të SHBA-së në ballafaqim me pasojat e krizës ekonomike globale, deklaroi sot në konferencë për shtyp në Pragë kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso.

"Ne punojmë së bashku me Uashingtonin në gjetjen e mënyrave më të mira për dalje nga kriza", tha Baroso, në Pragë, ku mbahet samiti i BE-së dhe SHBA-së.

Ai theksoi se BE-ja demonstron unitet evropian dhe në kuptim të përcaktuar edhe unitet global, në tentimet të ballafaqohet me problemet ekonomike.

Baroso marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së i vlerësoi se "lidhje më të rëndësishme në botë", duke sqaruar se këmbimi tregtar ditor është dy miliardë dollarë.

Ai tha se është shënuar afrim i pozicioneve të Uashingtonin dhe të Evropës lidhur me masat e domosdoshme për tejkalimin e pasojave të ndryshimeve globale klimatike.

"I përshëndes hapat, që i ndërmerr administrata amerikane në atë drejtim", shtoi Baroso.

Ai përmendi se samiti në Pragë i ka mundësuar SHBA-së dhe BE-së të identifikojnë tri sfera kryesore, ku ka nevojë për bashkëpunim aktiv - ndryshime klimatike, siguri të energjetikës dhe tregtisë.

Publikuar: 05.04.2009 | 10:17
Lexuar: 419 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime