E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Laureati i sivjetëm i çmimit ndërkombëtar "Unaza e artë", Ferid Muriq është pedagog i filozofisë në Universitetin "Shën Cirili e Metodi". Ai ka lindur në vitin 1944. Profesor nderi është edhe në ISTAC, Kuala Lumpur, Universitetin shtetëror në Florida, Universitetin Sirakuza, Nju-Jork, Sorbona 8, Paris dhe në disa universitete në Evropën Juglindore.
Ferid Muhiq laureati i ēmimit








Çmimi ndërkombëtar "Unaza e artë", që e ndajnë Shtëpia botuese "Feniks" dhe Fondacioni për kulturë dhe shkencë "Maqedonia prezent" për opusin letrar do t'i ndahet pr.dr. Ferid Muhiqit për krijimtarinë e tij të pasur, të shumëllojshëm dhe me përmbajtje.

Vendimin e mori juria në përbërje dr. Aleksandar Prokopiev (kryetar), Viktor Sheqerovski dhe Hristo Petreski, anëtarë.

Laureati i sivjetëm i çmimit ndërkombëtar "Unaza e artë", Ferid Muhiq është pedagog i filozofisë në Universitetin "Shën Cirili e Metodi". Ai ka lindur në vitin 1944. Profesor nderi është edhe në ISTAC, Kuala Lumpur, Universitetin shtetëror në Florida, Universitetin Sirakuza, Nju-Jork, Sorbona 8, Paris dhe në disa universitete në Evropën Juglindore.

Preokupimet e tij profesionale janë filozofia e shekullit të ri, filozofia bashkëkohore, filozofia, drejtime bashkëkohore filozofike, filozofia e postmodernizimit, antropologjia kulturore, estetika, filozofia e politikës.

Ka shkruar disa libra dhe është përkthyer në gjuhën shqipe, angleze, arabe, gjermane, franceze, italiane, malajziane, turke, polake etj. I përfaqësuar në antologjitë filozofike dhe letrare në SHBA, Britani, Francë, Gjermani, Austri, Malajzi, Turqi dhe Itali. Për pikëpamjet e tij filozofike deri tani janë publikuar dy libra "Portreti filozofik: segmente nga opusi filozofik i Ferid Muhiqit (1997) dhe "Majet e folozofit - filozofia e Ferid Muhiqit (2006).

Çmimi tradicional "Ura e artë" ndahet për të nëntë herë, ndërsa fituesit e deritanishëm janë akademiku Milan Gjurqinov, Petre Bakevski, dr. Fiona Sampson, Vladislav Bajac, Momo Kapor, Svetlana Hristova Jociq, Eva Ras, dr. Vasil Tocinovski.

Publikuar: 06.04.2009 | 03:22
Lexuar: 1010 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
SADIJE DALIPI (19/11/2009 15:00:01) Kurorė e artė e shekullit tė ri, frymėzim magjik i njė periudhe tė ndritshe tė filozofisė, tė artit tė fjalės sė bukur, farkatar i shkėlqyer nė xeheroren e lavdishme tė mjeshtrive tė filozofisė, profesor i nderuar dhe jashtėzakonisht i dashur pėr tė gjith ne qė kishim fatin tė jemi "studentėt" e tij, vėrtet patėm nderin tė jemi delet e njė bariu tė cilit koha me amshime do ti japė nderimet e veta.
Behar Dalipi (19/11/2009 15:09:04) Filozofi qė ēau terrin e injorancės dhe ēmendurisė Ballkanike. Njeriu qė mėsoi qentė e Karpateve se nuk duhet ushqyer me fėmitė e mitur. Profesor tė cilin secili do tė kishte dėshirė tė quante baba...

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime