Kam frikë të kërkoj në Google. Kam frikë se mund të futem për të klikuar mbi filma të ndryshëm dhe papritur të marr vesh se jam një anëtare e Al Kaedës, tha Ryder.
Winona Ryder ka nevojë të qartësojë konceptet bazë të navigimit në internet.
Aktorja u shpreh se nuk përdor kompjuterin nga frika se mos aksidentalisht mund të bëhet një anëtare e organizatës terroriste, Al Kaedës.
Gjatë një bashkëbisedimi në një show televiziv, ajo tregoi se para disa kohësh bleu një laptop, por nuk e përdori kurrë.
Kam frikë të kërkoj në Google. Kam frikë se mund të futem për të klikuar mbi filma të ndryshëm dhe papritur të marr vesh se jam një anëtare e Al Kaedës, tha Ryder.
Më e keqja është se aktorja nuk e la me kaq: Ju betohem, jemi vetëm një klikim larg bashkimit me Al Kaedën! Kjo është frika ime! Nëse shtyp butonin e gabuar në një kompjuter nuk e dimë se ç mund të ndodhë. Duhet të jemi të kujdesshëm!