E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përgjimi është transmetuar në emisionin investigativ "Fiks Fare" në TV kombëtar Top Channel me pamje që tregojnë dy ministrat në zyrën e Priftit. Meta tha se ishte fjala për një montim dhe manipulim të bisedës bërë për shkaqe politike.
Skandal korruptues nė Shqipėri me pjesėmarrje tė zėvendėskryeministrit Ilir Meta








Zëvendëskryeministri i Reopublikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka hedhur poshtë si "shantazh" akuzat e ngritura kundër tij nëpërmjet një bisede të regjistruar fshehurazi që ai bën me një ish-ministër të tij.

Në një konferencë shtypi aot në mëngjes Meta mohoi në mënyrë kategorike çdo aludim në adresë të tij.

Në Tiranë ka shkaktuar bujë të madhe një bisedë e përgjuar mes zëvendëskryeministrit Meta dhe ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti, ku flitet për afera që tingëllojnë mjaft të dyshimta, për shifra dhe tendera në shuma të mëdha.

Përgjimi është transmetuar në emisionin investigativ "Fiks Fare" në TV kombëtar Top Channel me pamje që tregojnë dy ministrat në zyrën e Priftit. Meta tha se ishte fjala për një montim dhe manipulim të bisedës bërë për shkaqe politike.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, la të kuptohej se pas kësaj 'qëndron Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama'. Ai ftoi prokurorinë që të hetojë mbi ngjarjen dhe tha se është i gatshëm të lerë imunitetin e tij për këtë qëlllim.

Pamjet televizive ku dy ministrat shfaqen sikur bëjnë pazare me aferat e shtetit, janë komentuar nga shumë media.

Biseda dëgjohet me vështirësi dhe autorët e emisionit investigativ "Fiks Fare" e paraqesin përmbajtjen me titra në ekran. Pamjet tregojnë biseda të dyshimta për ndarje favoresh dhe përfitimesh, për tendera në sektorin e naftës dhe energjisë.

Meta tregohet se përmend shifrën 7 për qind dhe më tej 700, të cilat duken se i korrespondojnë ndonjë rryshfeti. Biseda është shfaqur të martën në mbrëmje dhe menjëherë është postuar në shumë adresa interneti.

Fjala duket se është për një bisedë te përgjuar në muajin mars të vitit 2010. Kjo ngjarje është titulli kryesor i shumicës së gazetave në Tiranë.

Të martën në mbrëmje, pas transmetimit të bisedës së përgjuar, disa ministra janë parë të vizitojnë Metën në zyrën e tij në ministrinë e ekonomisë.

Rreth dy vjet më parë, në një rregjistrim tjetër të ngjashëm, ish-ministri i kulturës, Ylli Pango, u largua brenda pak minutave nga kabineti prej kryeministrit Berisha. Atëherë fjala ishte për një skandal seksual.

Analistët mendojnë se pas përgjimit të bisedës, situata politike në Tiranë do të acarohet ndjeshëm.

Publikuar: 12.01.2011 | 13:56
Lexuar: 547 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime