Përgjatë diskutimeve studentet shqiptare: Blerina Kushta, Artemisa Hoxha, Dorina Patuzi, Gentiola Madhi, Admir Dizdari, Xhuljeta Celaj dhe Briseida Lleishi propozuan dhe i kushtuan rendësi te veçante pikave ne lidhje me emigracionin, mbështetjen financiare për "know-how" për vendet ne zhvillim si dhe shtimin e bursave universitare për shtetet e Evropës juglindore ende jo anëtare në BE.
Në Urbino, Itali u zhvillua Simulimi i Parlamentit Evropian. Një ide kjo e studenteve të fakultetit të Shkencave Politike "Carlo Bo ". Organizimi i asamblesë parlamentare mori spunto edhe nga zgjedhjet evropiane te qershorit, qe janë gati ne porte.
Iniciativa mblodhi së bashku rreth 100 studente nga vende te ndryshme te Evropës. Në qytetin e gurte te Rafaelos u shtuan edhe 7 studente shqiptar të cilët ndjekin studimet ne Milano dhe Firence. Ishte një mënyre e mire kjo për të afruar me shume te rinjtë ne boten e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe pse jo edhe një praktike fillestare për ata qe do ndjekin karrierën politike.
Projekti u zhvillua gjate ditëve 2-3-4 prill, përgjatë të cilave studentet u mblodhën ne komisione parlamentare, grupe politike, zhvilluan takime me disa europarlamentare etj. Komisionet e përzgjedhura ishin :ai i Punëve te Jashtme (AFET) , E se Drejtës civile dhe e Punëve te brendshme (LIBE), e Mjedisit, Shëndetit publik dhe Sigurisë ushqimore (ENVI), e Problemeve ekonomike dhe monetare (ECON), e Punëve Kushtetuese (AFCO), e Kulturës dhe Arsimit (CULT).
Çdo komision diskutoi një ose dy rezoluta. Përkatësisht temat e zgjedhura ishin:
(AFET) Konflikti ne Palestine, Zgjerimi i BE,
(LIBE) Emigracioni, te Drejtat e njeriut .
(ENVI) Ndotja atmosferike dhe Energjitë rinovueshme
(ECON) Kriza ekonomike dhe financiare,
(AFCO) Traktati i Lisbones, Evropa me dy shpejtësi,
(CULT) Reforma ne Universitete, Programi LLP-Erasmus.
Çdo pjesëmarrës ishte pjesëtar i një komisioni dhe i një partie politike. Simulimi kishte si rregull kryesor përdorimin e gjuhës angleze. Aktiviteti ndoqi tre faza : E para ishte ajo e diskutimit mbi projekt-rezolutat duke propozuar amendamente qe u votuan me shumice votash, ne mënyre te tille qe me pas te hartonin një tekst te plote për ta paraqitur ne seancen plenare. Se dyti: Grupet politike u takuan për te vendosur qendrimet qe do mbanin ne lidhje me draftet e propozuara. Se treti : i gjithë Parlamenti Evropian u mblodh për votimin e përgjithshëm për te aprovuar ose jo rezolutat.
Përgjatë diskutimeve studentet shqiptare: Blerina Kushta, Artemisa Hoxha, Dorina Patuzi, Gentiola Madhi, Admir Dizdari, Xhuljeta Celaj dhe Briseida Lleishi propozuan dhe i kushtuan rendësi te veçante pikave ne lidhje me emigracionin, mbështetjen financiare për "know-how" për vendet ne zhvillim si dhe shtimin e bursave universitare për shtetet e Evropës juglindore ende jo anëtare në BE.
Fundjava e kaluar ne qytetin e bukur te Urbinos u përmbyll me vizita te monumenteve kryesore dhe njohjen me nga afër te kulturave te ndryshme mes te rinjve.
Blerina Kushta