Pra, e tëra që u nevojitet është energji shtesë të cilën mund ta arrini në mënyra të thjeshta. Lexoni këshillat vijuese dhe filloni ti jetësoni, ndërsa jeta juaj shumë shpejt do të duket ndryshe.
Me kalimin e viteve keni plane dhe dëshira të ndryshme, por kurrë nuk i realizoni? Lajmi inkurajues është se ju nuk jeni të vetmit me këto probleme, ndërsa lajmi më i mirë se këtë mundeni ta ndryshoni. Një hulumtim tregoi se njerëzit në realizimin e qëllimeve të reja jetësore i sabotojnë mungesa e energjisë.
Pra, e tëra që u nevojitet është energji shtesë të cilën mund ta arrini në mënyra të thjeshta. Lexoni këshillat vijuese dhe filloni ti jetësoni, ndërsa jeta juaj shumë shpejt do të duket ndryshe.
Tetë orë gjumë
Pa gjumë cilësor nuk ka as energji, dhe as shëndet. Tetë orë gjumë i janë të nevojshme organizmit për rikuperim, por këto duhet të jenë tetë orë gjumë gjatë natës. Ideale do të ishte të bini në gjumë ndërmjet orës 22 dhe 23. Nëse bini më vonë vetëm do të humbni energji shtesë. Nëse kjo nuk ekziston në jetën tuaj, duhet të disiplinoheni dhe të mësoheni që të shkoni në gjumë më herët.
Në ritëm me orën e brendshme
Veproni në përputhje me orën tuaj të brendshme. Energjia është në kulminacion në mëngjes, më saktë gjysmë deri një orë pas zgjimit. Shfrytëzojeni këtë për kryerjen e detyrave më të vështira. Rreth mesditës, relaksohuni dhe qetësohuni pasi që këtë e kërkon trupi juaj.
Kulminacioni i radhës i energjisë paraqitet në orët e mbrëmjes, ndërsa këtë mund ta shfrytëzoni për veprim konkret për realizimin e gjërave të cilat do ti sjellin dobi jetës suaj private. Është dëshmuar se njerëzit të cilët veprojnë në përputhje me orën e tyre të brendshme kanë shumë më shumë energji dhe më shpejt i kryejnë detyrat.
Ndaloni së piri duhan
Në rikthimin dhe mbushjen me energji as mos mendoni nëse pini duhan. Detyra juaj e parë është të ndaloni së piri cigare. Ish-duhanpirësit dëshmojnë se pas ndaljes së pirjes më së shumti i ka befasuar energjia të cilën kohë të gjatë nuk e kanë ndjerë.
Nikotina ndikon në cilësinë e gjumit, për këtë nuk mund të flini mirë. Për këtë ditën vijuese jeni nervoz, dhe ju nevojiten edhe më shumë cigare që tju qetësojnë. Shkurt, gjendeni në rrethin e dëshpëruar nga i cili duhet sa më parë të dilni.
Ushtrimet për shpirt dhe trup
Tashmë është e njohur se ushtrimet trupore organizmit të njeriut i sjellin shumë dobi, ndërmjet tjerash edhe më shumë energji.
Kushtoni vëmendje edhe shpirtit pasi që është dëshmuar se njerëzit të cilët rregullisht meditojnë kanë shumë më shumë energji nga ata që këtë nuk e bëjnë.
Libri, filmi, shoqëria, natyra
Libri i mirë apo filmi, shoqëria cilësore apo qëndrimi në natyrë do ta pasurojnë jetën tuaj, ndërsa së bashku me këtë do tju sjell energji shtesë. Madje edhe kur të mendoni se nuk keni kohë, gjejeni për këto gjëra të cilat janë të dëshmuara si sjellës të energjisë së re.