E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke folur për kompleksin "Trepça", revista vlerëson se gjendja aktuale e këtij gjiganti të dikurshëm ekonomik, është një pasqyrë tragjike. "Më shumë se një minierë, Trepça tani është një metaforë", pohon "The Economist". Në vitin 1970 kompleksi i minierave të Trepçës kishte të punësuar 23.000 vetë.
“The Economist”: Trepēa tani ėshtė njė metaforė





Revista prestigjioze londineze "The Economist" i hedh një vështrim situatës aktuale politike në Kosovë, duke vënë theksin te kompleksi ekonomik i "Trepçës", për të cilin thotë se tani është shndërruar në një metaforë.

Pasi konstaton se Kosova ka pasur një dëm të madh për shkak të manipulimit të zgjedhjeve dhe akuzave të Dik Martit, revista thekson se Kosova ngadalë po mbetet prapa zhvillimit të vendeve fqinje.

Me shpejtësi të ndryshme, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor po bëjnë përparim politik dhe ekonomik, ndërsa Kosova ka mbetur keq prapa.

Duke folur për kompleksin "Trepça", revista vlerëson se gjendja aktuale e këtij gjiganti të dikurshëm ekonomik, është një pasqyrë tragjike. "Më shumë se një minierë, Trepça tani është një metaforë", pohon "The Economist". Në vitin 1970 kompleksi i minierave të Trepçës kishte të punësuar 23.000 vetë.

Dikur Trepça përbënte rreth 70 për qind të mineralit që nxirrej nga toka në gjithë ish Jugosllavinë. Sot, ndërkaq kjo minierë është një gjigant i dërmuar, në prag të kolapsit total.

Publikuar: 13.01.2011 | 09:55
Lexuar: 570 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime