E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

CNN ka vlerësuar pesë ndeshjet kryesore të futbollit në histori të saj që kanë pasur ndikim në zhvillimet e mëtutjeshme politike dhe sociale të popujve të ndryshëm në botë.
Pesė ndeshjet qė kanė ndryshuar botėn










Albatrit Matoshi

Sekretarët XI kundër Presidentëve XI (1864)

Kur 22 njerëz ishin mbledhur në Bttersea Park të Londrës në dimrin e vitit 1864 për një ndeshje futbolli, askush nuk mund të imagjinonte revolucionin sportiv që do të ndodhte në mbarë botën. Kjo ishte ndeshja e parë e luajtur ndonjëherë sipas rregullave të Asociaconit të Futbollit të cilat ishin shkruar nga Asosacioni Anglez i Futbollit.

Një ndër misionarët e asaj kohe ishte edhe Charles William Miller, i cili në mes të viteve 1890 mori një kopje të rregullave dhe e dërgoi në Brazil ku morr flakë menjëherë kjo lojë.

Sa i përket vetë ndeshjes, Sekretarët fituan 2:0 me dy golat e shënuar nga Charles Williams Alcock, i cili më pas do të organizonte për herë të parë ndeshjen ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Anglisë dhe Skocisë shtatë vite më vonë.

Gjermania Perëndimore - Hungaria (1954)

Periudha e pas luftës në Gjermani e kishte thyer dhe ndarë vendin në dysh. Po ashtu kishte edhe humbje financiare nga budallallëku i nazistëve, të cilët kishin krijuar dy Gjermani, atë Perëndimore dhe Lindore. Këndimi i himnit kombëtar ishte dëshpërim dhe flamuri i ri i padashur i vendit rrallë shihej. Pastaj erdhi “Mrekullia e Bernit” në kampionatin botëror 1954 që u mbajt në Zvicër. Përkundër se ishin rrahur nga Hungaria 8:3 në ndeshjen e parë, Gjermania Perëndimore arriti në finale të kampionatit botëror për t’u përballur përsëri me kundërshtarin e njëjtë. Gjermanët ishin të përbërë me futbollistë amatorë, derisa Hungaria kishte skuadrën më të mirë të kohës ku në mesin e tyre kishin superyllin Ferenc Pushkash. Edhe pse askush nuk u dha rast atyre, gjermanët fituan 3:2 duke ngjallur ndjenja ngazëllimi në tërë Gjermaninë për herë të parë nga Lufta e Dytë Botërore. Nga ajo ditë Gjermania Perëndimore kishte shpërthyer ekonomikisht duke u bërë shteti më i fuqishëm në Evropë.

Rangers - Bucks (1966)

Robben Island ka famë jo të mirë për shkak të të burgosurit më të njohur, Nelson Mandela. Por, burgu që për famën më të keqe të tij gjithashtu i dha jetë edhe një lige futbollit. Asosacioni i Futbollit Makana ishte krijuar nga një grup të burgosurish të dëshpëruar për të thyer monotoninë e jetës në burg. Megjithëse ishin dënuar shumë herë që kishin luajtur futboll në vitin 1966 drejtori i burgut ishte zbutur dhe ata kishin krijuar një ligë të futbollit në bazë të vetëm një libri. Rregullat e futbollit të FIFA-së. Golat, ligat, rekordet disiplinore, ishin mbajtur të shënuara. Kjo ligë kishte rëndësi të madhe pasi që i kishte mësuar jugafrikanët si të menaxhojnë dhe të luftojnë për lirinë e tyre.

Dinamo Zagreb – C. Zvezda (1990)

Ish-Jugoslavia ishte gati të shpërthejë në kohën kur C. Zvezda e Beogradit kishte luajtur ndaj Dinamos së Zagrebit të Kroacisë në “Maksimir”. Partia pro pavarësisë më herët kishte fituar zgjedhjet në Kroaci. Por ngjarja që ishte zhvilluar në 13 mars të vitit 1990 ishte cilësuar si fillimi i luftës më të madhe në Evropë qysh kur nazistët ishin mposhtur më 1945. Gjatë ndeshjes kapiteni i Kroacisë, Zvonimir Boban kishte lëshuar një goditje “Kung Fu” një polici i cili po sulmonte një tifoz të Zagrebit. Rrethojat ishin thyer më pas nga tifozët e Zagrebit “Djemtë e kaltër të këqij” dhe nga “Delije e Yllit të Kuq” të udhëhequr nga famëkeqi Arkan.

“Aty isha unë, një fytyrë publike i përgatitur për të rrezikuar jetën time, karrierën dhe gjithçka që fama më kishte sjellë për shkak të një kauze. Kauzës së Kroacisë” kishte thënë Boban më pas. Lufta kishte zgjatur më pas për pesë vite ku ishin vrarë 140 mijë njerëz. Sot ende ekziston statuja jashtë stadiumit Maksimir për tifozët e klubit të cilët filluan luftën me Serbinë.

Iraku – Arabia Saudite (2007)

Kapiteni i skuadrës së Irakut kishte shënuar golin vendimtar në finale të kupës së Azisë në vitin 2007 kundër Arabisë Saudite. Në Bagdad mijëra njerëz të varfër kishin dalë në rrugë për të festuar duke shkrepur edhe fishekë në ajër dhe duke tundur diçka që nuk ishte parë qysh nga rënia e Sadamit: Flamurin e Irakut. Futbolli kishte arritur diçka që politika nuk kishte mundur. Një bashkim kombëtar pa dallim feje. Sipas ushtrisë amerikane më shumë se 1700 sulme ndërmjet sekteve të ndryshme kishin ndodhur para asaj ndeshjeje. Ndërsa më pas ato ishin përgjysmuar në 960.

Publikuar: 13.01.2011 | 01:06
Lexuar: 407 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime