Sipas tyre, vazhdimi i procedurës së shënjimit për arsye shkencore do të ishte e padrejtë moralisht. Gjurmuesit krijojnë një peshë ekstra, që pengon shpendin gjatë notit, ndërsa në të njëjtën kohë reflekton dritën e diellit, duke e bërë për pinguinin më të vështirë që të fshihet prej mishngrënësve që ushqehen me të.
Gjurmuesit që shkencëtarët vendosin tek pinguinet shkurtojnë deri me 40% jetën e këtyre zogjve, nëpërmjet moslejimit të zhvillimit të tyre normal apo duke i bërë më të shikueshëm prej mishngrënësve.
Disa kërkues francezë raportuan në Nature Journal, se studimi i tyre në pinguinët e llojit mbret zbuloi se ata jetonin më pak dhe ishin më të dobët nëse gjurmuesi vendosej rreth qafës së tyre.
Sipas tyre, vazhdimi i procedurës së shënjimit për arsye shkencore do të ishte e padrejtë moralisht. Gjurmuesit krijojnë një peshë ekstra, që pengon shpendin gjatë notit, ndërsa në të njëjtën kohë reflekton dritën e diellit, duke e bërë për pinguinin më të vështirë që të fshihet prej mishngrënësve që ushqehen me të.
Me qindra ose mijëra pinguinë janë gjurmuar çdo vit prej specialistëve, për të kuptuar më shumë lëvizjet e tyre, mënyrën e lëvizjes apo ritet e jetesës.