E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Alma Alikaj është njëra ndër banoret më të përfolura për shkak të polemikave që bënë në “Big Brother”. Është mbase nga të paktat konkurrente që i ka mjaftuar vetëm pjesëmarrja për të marrë kënaqësi, si për t’i treguar dikujt ose thjesht edhe vetes se është e zonja ta përjetojë edhe këtë eksperiencë.
Ėndrra e Alma Alikajt






Në skedën personale, Alma Alikaj, sot 29 vjeçe, ka pohuar se futet në “Big Brother” për të realizuar ëndrrën e saj të dikurshme. Dhe duket se vetëm pjesëmarrja në këtë “reality show” ka qenë ambicia e saj, pasi në një nga bisedat me banorët, kur ata i thonë që ajo do të shkojë deri në finale, Alma i përgjigjet: “Jo, nuk e besoj, por as e aspiroj, pasi unë atë që desha e realizova”. Ajo thotë për veten se është e ndjeshme, e sigurtë tek vetja dhe me karakter të fortë. Po në fakt, sa e fortë është Alma? Duket se ajo i posedon me të vërtetë këto karakteristika, pasi pikërisht në moshën 15 vjeçare, kohë kur secili prej nesh është diçka më shumë se një fëmijë, asaj i është dashur të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e saj, një vendim që do t’i ndryshonte një herë e mirë rrjedhën e gjërave.

Në një nga bisedat me banorët, ajo ka preferuar që ta rrëfejë me gojën e vet këtë ngjarje të hidhur. Ajo tregon se kur ka qenë 15 vjeçe, familjarët e kanë fejuar me një djalë jashtë dëshirës së saj. Një ditë ajo e ka qëlluar të fejuarin, aq sa ky i fundit, i acaruar ka shkuar në shtëpinë e gjyshit të Almës duke i thënë se do ta linte, por në fakt nuk ndodhi ashtu. Alma rrëfen se një ditë para martesës ata dolën për të blerë bizhu prej floriri për ditën e dasmës, ndërkohë që ai mbante në krah një automatik duke kërcënuar se kushdo që do guxonte t’i hidhte sytë të fejuarës së tij, do ta vriste. Ajo tregon se natën e dytë të martesës u largua nga banjoja dhe shkoi tek një shoqja e të ëmës. Të nesërmen, familja e djalit shkoi në shtëpinë e saj për ta kërkuar.

Familjarët dolën ta kërkojnë dhe shoqja e të ëmës së Almës i tha se nuk lë njeri që ta marrë. Alma tregon se pas dy javësh e ka pranuar gjyshi në shtëpi. Ajo thotë se shkollën ia ndaluan edhe pse mësuesja u shkonte në shtëpi dhe u thoshte familjarëve se duhet ta çonin në shkollë, pasi ajo ishte nxënëse shumë e mirë. Më pas Alma largohet në Itali dhe u rrëfen banorëve se po të mos largohej, sot do të ishte e martuar me atë tipin, me të cilin mund të kishte edhe shtatë kalamaj. Alma tregon se më pas ka pëlqyer një djalë tjetër, por ai ishte i fejuar me kushërirën e saj. Natyrisht që banorët u çuditën jo pak nga ky rrëfim i vajzës shkodrane. Por çfarë ka ndodhur më pas me Almën kur ajo u vendos në Itali? Ashtu siç ka treguar edhe vetë ajo, ka dy vjet që është fejuar me një djalë italian.

Në faqen e saj në My Space, ajo ka publikuar shumë foto me të fejuarin, i cili duket mjaft simpatik dhe setin e fotve ka preferuar ta titullojë “La nostra storia” (historia jonë). Por fakti që Alma kishte një trup të bukur dhe pamje të hijshme, nuk kaloi pa u vënë re. Në vitin 2004, kur në Romë u zhvillua konkursi i bukurisë “Miss Albania in Italia”, ku pjesmarrëse ishin vajza shqiptare me banim në Itali, Alma u kurorëzua misi i atij eventi. Më pas ajo ka realizuar një set fotografish ku paraqitet mjaft joshëse dhe seksi, një performancë kjo shumë e largët me atë që shohim brenda shtëpisë së “Big Brother”, ku Alma tregon thjeshtësi, pjekuri dhe maturi në bashkëjetesën me djemtë e vajzat e tjerë. Shpresojmë që fati ta ndjekë edhe në “Big Brother” .

Publikuar: 13.01.2011 | 13:29
Lexuar: 734 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime