Gruevski u përqëndrua edhe në realizimin e projektit Shkupi 2014, ngjarjet aktuale në luftën kundër korrupsionit, flet për vijimin e deritanishëm dhe të ardhshëm të procesit të bisedimeve me Republikën e Greqisë.
Në planin politik prej çka jeni më së shumti, e prej çka më së paku të kënaqur nga vitit 2010?
Gruevski: Jam i kënaqur nga reofrmat gjyqësore dhe liberalizimi i vizave, arsimi... Jam i pakënaqur nga gjendja ekonomike për shkak të krizës dhe kontestit me Greqinë. Liberalizimi i vizave i ka sjellur volitshmëritë e veta. Sot qytetari i Maqedonisë mund lirisht të udhëtojë në gati të gjitha vendet e Evropës me pasaportën e tij. Nuk ka pritje para ambasadave, nuk ka harxhime, nuk ka maltretim. Ka hapësirë të lirë dhe mundësi për arritje të reja.
Çka po ndodh me gjyqësinë, a do të kemi gjyqësi të pavarur, e cila nuk do të kritikohet rregullisht dhe e cila do të lirohet nga ndikimet partiake? Ky është një ndër problemet më të hidhura.
Gruevski: Reformat në gjyqësi janë hap thelbësor. Në to kemi punuar më shumë se tre vjet, dhe në to janë përfshirë ekspertë të huaj dhe të vendit, persona nga esnafi, gjykatës, prokurorë, avokatë. Propozimi për reforma është dhënë pas analizave të thella dhe shqyrtimeve të të gjitha aspekteve, të cilat kanë pasur ndikim në këtë proces, ndërsa janë shfrytëzuar edhe praksat më të mira nga SHBA-ja, Holanda... Parashikuam reforma në sistemin e jurisprudencës, si dhe reforma për rritjen dhe përparimin e diturive dhe shkathtësive të personave, të cilët funksionojnë në gjyqësi. Personat të cilët regjistrohen në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë, të cilën e kemi formuar, si dhe gjykatësit do të duhet në të ardhmen të kenë mesatare më të lartë të studimeve, të flasin dy gjuhë të huaja, prej të cilave një duhet të anglishtja, dhe krahas testit profesional, duhet të japin edhe testin e integritetit, me çka do të sigurohet cilësi e re në performansën e tyre.
Mirë është të ketë reforma, por edhe të përfundohen dhe të rrumbullaksohen. Megjithatë, gjykatësit thonë se problemi kryesor janë financat. A do të realizohet koncepti i pavarësisë financiarer të gjyqësisë?
Gruevski: Absolutisht. Përqindja e tanishme prej 0,4 për qind nga BPV, e cila ndahet për gjyqësinë do të fillojë të rritet nga viti buxhetor 2012 dhe gjatë disa viteve të ardhshme qëllimi të arrihet 0,8 për qind nga BPV, ndërsa e dimë se burimi stabil për financim të pushtetit gjyqësor është një nga indikatorët më të rëndësishëm për matjen e pavarësisë së gjyqësisë.
LSDM-ja ju akuzon se bëni ligj për legalizimin e ndërtimeve të pa leje, prej të cilave fitim do të kenë vetëm më të afërmit e juaj?
Gruevski: Stevço Jakimovski, e në përgjithësi LSDM-ja janë të njohur se kur do të shohin ndonjë hap të shkëlqyeshëm të qeverisë për qytetarët, jo vetëm se nuk gëzohen për këtë, pasi megjithatë të gjithë punojmë që të jetë më mirë për shtetin, por nuk mund ta fshehin xhelozinë, hidhërimin dhe nervozizmin, pra dalin dhe me çdo çmim e sulmojnë projektin për të cilin edhe ata vet janë të bindur se është i dobishëm dhe i shkëlqyeshëm.
Sulmi i parë i pakuptimtë i Stevços ishte se ne ua kemi vjedhur idenë dhe se ka qenë e tyre. O Zoti im, ta thonte këtë ndonjë parti që nuk ka qenë në pushtet, në rregull, por njerëzit në krye me Brankon dhe Stevçon u harruan së pushtuari. Brankoja ishte kryeministër, Stevçoja ka ndërruar disa resore. Nuk pamë as ligj për ndërtime pa leje. Çfarë legalizimi, çfarë ligji?!
Sulmi i dytë i pakuptimtë ishte, se jo vetëm se ka qenë ideja e tyre, por e kanë pasur edhe në programin, e para disa muajve thanë se programin do ta publikojnë kur të vijnë zgjedhjet. Kjo, sa më kujtohet, ishte në një debat të televizionit A1, kur mysafirë ishin Stavreski dhe Jakimovski.
Sulmi i tretë i pakuptimtë ishte se kemi gabuar që kemi caktuar një euro për një metër katror, pasi ka pasur edhe disa pasanikë që kanë ndërtime pa leje. Nëse 99 për qind nga pronarët e ndërtimeve pa leje janë kryesisht të varfër, e 1 për qind më të pasur, ne sipas logjikës së tyre këta 99 për qind duhet t'i dënojmë për shkak të atyre 1 për qind. Ku është këtu logjika?
Sulmi i katërt i pakuptimtë ishte se ligji është jokushtetues. E kjo është shumë interesant?! Unë ende ligjin nuk e kam nënshkruar dhe dërguar në Parlament, pa e parë publikuan se është jokushtetues.
Sulmi i pestë i pakuptimtë ishte se fitim nga ligji do të kenë vetëm më të afërmit e mi. Çfarë marrëzie për ligjin që vlen për të gjithë në vend.
Cili është projekti më i rëndësishëm për vitin 2011 në aspektin politik?
Gruevski: Përveç ekonomisë dhe problemit me emrin si më të rëndësishme, reforma në administratën publike do të jetë në fokusin tonë të punës. Në këtë sektor nuk është kushtuar vëmendje e madhe 20 vite, as që është zbatuar ndonjë reformë thelbësore në këtë drejtim. Tani ne fillojmë me pako gjithpërfshirëse të reformave në këtë drejtim. Deri tani kemi bërë analiza të rëndësishme dhe konsultime me ekspertë të huaj dhe të vendit, e angazhuam Gregor Virand, i cili ka qenë ekspert për administratën publike në Qeverinë sllovene kur ata kanë bërë reforma, dhe kemi pasur konslutime të rëndësishme me Brukselin rreth modaliteteve të këtyre reformave.
E keni përmendur deklaratën e Zaevit se nëse LSDM-ja kthehet në pushtet, do të punojë ekskluzivisht sipas direktivës partiake, anëtarë dhe farefis të tyre...Cila është përshtypja u Juaj, e shikoni këtë si kërcënim për reformat?
Gruevski: Kërcënim për reformat nuk është. LSDM-ja duhet të jetë e brengosur për këtë stil të tyre të sjelljes. Ata publikisht theksojnë se nëse ndonjëherë LSDM-ja kthehet në pushtet, askush që nuk është anëtar i LSDM-së nuk duhet të shpresojë se do të punësohet në sektorin publik. Dhe atë prej pastrueses e më lartë. Të mos mendojë dikush se kjo vlen vetëm për funksionarë. Kjo është antidemokratike. Këtu më interesante ishte se pasi doli kjo paraqitje e Zaevit në opionin, së pari na sulmuan neve, se i kemi nxjerrur nga konteksti, edhe pse gjithçka ishte qartë si dita, dhe edhe pse ata nuk publikuan inçizim, të shohim se cili ka qenë konteksti. LSDM-ja asnjëherë nuk ka përgënjeshtruar se punësojnë ekskluzivisht anëtarë të saj në administratën publike. Kjo është skandaloze dhe për këtë do të përgjigjen para qytetarëve.
(mia)