E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zgjedhjet presidenciale kaluan pragun e nevojshëm prej 40% të pjesëmarrjes së votuesve. Më 5 prill pjesëmarrja e votuesve ishte 42,61% ose 763.637 votues, prej tyre 45.513 fletë të votimit janë të pavlefshme. Këto janë të dhënat e publikuara nga ana e KSHZ.
Shqiptarėt dolėn mė pak nė votime









Zgjedhjet presidenciale kaluan pragun e nevojshëm prej 40% të pjesëmarrjes së votuesve. Më 5 prill pjesëmarrja e votuesve ishte 42,61% ose 763.637 votues, prej tyre 45.513 fletë të votimit janë të pavlefshme. Këto janë të dhënat e publikuara nga ana e KSHZ.

Pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në zgjedhje është vërejtur në komunat e banuara kryesisht me shqiptarë. Fitues i zgjedhjeve presidenciale është kandidati i VMRO-DPMNE Gjorge Ivanov me 453. 426 vota ose 63.14 përqind ndërsa kundërshtari i tij Lubomir Frçkovski ka fituar 264.692 vota, ose 36.86 përqind të votave. Nga KSHZ njoftuan se ka filluar mbërritja e ankesave, por procesi i votimit edhe në raundin e dytë është cilësuar si i qetë dhe demokratik.

“Dita e djeshme kaloi në atmosferë të qetë dhe demokratike. Të gjitha vendvotimet ishin të hapura, votimi është realizuar pa ndonjë parregullsi të veçantë. Sa i përket dy raundeve zgjedhore në raundin e dytë administrata zgjedhore sipas procesverbaleve që i shqyrtuam gjatë natës nuk ka vërejtje serioze për zgjedhjet presidenciale ndërkaq sa i përket zgjedhjeve lokale do të presim të kalojë afati për ankesa”, deklaroi Aleksandar Novakovski, kryetar i KSHZ-së.

Sa i përket zgjedhjeve lokale sipas rezultateve të KSHZ më shumë komuna ka fituar partia e Gruevskit 54, dhe qytetin e Shkupit, pason BDI me 13 komuna, LSDM 9 komuna ndërsa nga një komunë ka fituar PDSH, DR dhe kandidati I pavarur për qytetin e Gostivarit Rufi Osmani.

Në balotazh shkojnë 5 komuna Studeniçani, Mavrovë-Rostush, Zelenikov, Dollnen dhe Çuçer Sandev. BDI është në balotazh në tre komuna në Studeniçan me PDSH ndërsa në Mavrovë-Rostush dhe Dollnen me VMRO-DPMNE. Partia e Gruevskit në balotazh shkon edhe në Zelenikovë. Ndërsa në Çuçer Sandev në balotazh shkojnë kandidati i partisë radikale serbe. Gjyltene Rexhallari, Alsat-M

Publikuar: 06.04.2009 | 20:01
Lexuar: 495 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime