Make Up-i permanent realizon një modelim të vetullës duke bërë mbushjen e saj me metodën e tatuazhit si dhe duke e ngritur atë më lart nëse është e nevojshme.
Secila nga ne e ka provuar se sa stresuese dhe e vështirë është të realizosh një truk perfekt sidomos në mëngjes. Një vetull që përlyhet nga lapsi dhe një vijë penel i që shkon shtrembër. Rezultati? Si për çdo gjë tjetër, ekspertët kanë zgjidhur edhe këtë problem dhe zgjidhja quhet make-up permanent ose i përhershëm.
Çfarë është. Make Up-i permanent realizon një modelim të vetullës duke bërë mbushjen e saj me metodën e tatuazhit si dhe duke e ngritur atë më lart nëse është e nevojshme. Bën gjithashtu vijën e penelit dhe të lapsit rrëzë qerpikëve të poshtëm.
Përveç syve dhe vetullave ky Make-Up bën edhe modelimin dhe ngjyrosjen e konturit të buzëve. Dhe të gjitha këto me ngjyrat që dëshironi, duke ndërhyrë dhe korrigjuar pikërisht aty ku keni nevojë dhe përjetësisht. Procedura nuk jep dhimbje dhe realizohet me disa hapa në një hark kohor prej tre javësh. Është rreptësisht e ndaluar që këto ndërhyrje ti bëjë një person që nuk është mjek.