E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Midis ndjesive më negative që prodhon fenomeni i tradhtisë, mendohet se është fenomeni që e ka një anë tjetër të medaljes. E frikshme por e besueshme. Rrethanat që çojnë individë të ndryshëm në kryerjen e një drame të tillë janë nga më të larmishmet.
Tė rigjesh vetveten, duke tradhtuar





Midis ndjesive më negative që prodhon fenomeni i tradhtisë, mendohet se është fenomeni që e ka një anë tjetër të medaljes. E frikshme por e besueshme. Rrethanat që çojnë individë të ndryshëm në kryerjen e një drame të tillë janë nga më të larmishmet. Por midis arsyeve më banale fshihen të vërteta çliruese që ndonjëherë janë të nevojshme. Ato janë edhe rastet më të mira të cilat ndonjëherë të bëjnë të kuptosh të vërteta triumfuese. Pas një tradhtie të rëndomtë apo jo të tillë, të ndodh të përshkosh ndjesi nga më të paparashikuarat. Që nga kënaqësia e përjetuar, rigjetje e vetvetes, një aventurë e kërkuar, deri te vetëgjyqësia apo pendimi i rëndë.

Është pikërisht kjo, ana e medaljes, që kushdo që e ka ndjerë ka kuptuar se jeta e tij ka marrë një tjetër kuptim. Pikërisht të ndodh që pas një tradhtie, të kuptosh ndjenjat e vërteta që ekzistojnë brenda teje. Arrin të kuptosh që prapaskena të tilla, të kanë përzgjedhur aktorin më të mirë të një historie të vërtetë dashurie. Ndoshta pas të tilla rrethanash njeriu kupton se pasioni i vërtetë është pasioni që ka provuar në dashurinë e tij. Është ajo dashuria për të cilën ia vlen të vazhdosh, ndoshta më me shumë vendosmëri, shpirt dhe brendi. Në këto lloj rastesh gjithçka kuptohet se pas një akti, që edhe pse i shëmtuar në dukje, në depërtime të thella mbart vlera të vërteta shëruese. Ndaj më të drejtë mund të themi se tradhtia përpos efekteve negative, ndodh të shndërrohet si një kurues i një marrëdhënieje të caktuar e cila rilind falë efekteve të panjohura por ekzistente dhe pozitive.

Ajo që sugjerojnë sociologët e ndryshëm është gjetja e një zgjidhjeje. Për të mbrojtur një raport nga vdekja e tij ka mënyra që mund ta mbajnë në jetë. Cilat janë ato? Si mund të shmanget tradhtia? Tradhtia është shumë flagrante dhe si e tillë shmangia saj rrallë ndodh. Megjithatë ka dhe raste shprese. Një bisedë e hapur me partnerin duke i treguar gjithçka rreth ndjenjave të reja, do ishte ajo që sugjerohet nga shumë sociologë. Të flasësh për ndjenjat e reja është një ushtrim shumë i mirë për të çliruar nga mëkati “ndërgjegjen e vrarë”.

Përse tradhtojmë:

Sepse dashurojmë një tjetër (30%)

Për të luftuar monotoninë, dëshira për pushtime të reja (22,6%)

Dëshira për të provuar eksperienca të ndryshme seksuale (19%)

Sepse ndihemi të pakënaqur nga partneri (15,3%)

Sepse ndihemi të pakënaqur nga jeta dhe duam një konfirmim (12,8)

Publikuar: 13.01.2011 | 23:54
Lexuar: 1026 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime