E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Profesori Artur de Vani nga universiteti “California” thotë që kjo shumë më e lehtë ishte të arrihej para 40.000 vjetësh sesa sot, dhe jo që trupi ynë nuk ka pësuar ndonjë ndryshim, vetëm që ka ndryshuar mënyra jonë e jetesës.
Mė lehtė mė parė tė ruhej linja sesa sot





Të gjithë ata të cilët sot kanë vështirësi të arrijnë pamjen e përkryer, i vënë vetes prioritet që të jenë vital, të shëndetshëm dhe deri diku muskulor.

Profesori Artur de Vani nga universiteti “California” thotë që kjo shumë më e lehtë ishte të arrihej para 40.000 vjetësh sesa sot, dhe jo që trupi ynë nuk ka pësuar ndonjë ndryshim, vetëm që ka ndryshuar mënyra jonë e jetesës.

Stili i jetesës, fajtor

Pikërisht për shkak të ndryshimeve në ushqim dhe në stilin e jetesës, ne sot jemi më të prirë që të trashemi, shtojmë peshë, derisa stërgjyshërit tanë kanë pasur ndërtim ideal trupor.

Por, me anë të dietës evolutive këtë mund të arrijmë ta ndryshojmë. “Stërgjyshërit tanë para shumë vitesh kanë qenë të lartë, muskulorë dhe të dobët.

Ushqimi shpesh nuk ka qenë i mjaftueshëm. Aktiviteti i tyre fizik ka qenë i domosdoshëm për mbijetesë, ndërsa ky ka përfshirë edhe punën e rëndë dhe ballafaqimin me situatat siç kanë qenë “lufto apo ik”.

Kujdes me ëmbëlsira dhe yndyra

Njerëzit modern mbajnë gjenet e njëjta sikur edhe stërgjyshërit tanë. Pse tani ky material i njëjtë gjenetik, i cili dikur ka qenë i shëndetshëm dhe muskulor, sot përballet me kilogramë të tepërt dhe me sëmundje kronike, pyet profesor De Vani, ndërsa përgjigjet i gjen në shoqërinë e pasur dhe moderne.

“Ne jemi gjenetikisht jemi të përcaktuar që të përparojmë edhe në një botë ndryshe, në atë ku ushqimi ka qenë shumë i mangët, ndërsa jeta ka qenë e stërmbushur me aktivitete të shumta dhe të mundimshme fizike.

Trupi jonë gjithmonë është i prirë që të hajë të gjitha ato që ia zë syri dhe të cilat janë të arritshme për të. Prirja njerëzore për shije të ëmbla dhe për yndyra është e zhvilluar në rrethana në të cilin ëmbëlsirat e këtilla kanë qenë të rralla.

Kjo sot neve është duke na dërguar drejt fundit”, pohoi profesor De Vani për gazetën britanike “Times”.

Vazhdimisht duhet të ushtrohet

Ai më tutje konsideron se secili njeri duhet që “të harxhohet” duke ushtruar vazhdimisht.

“Tri shujta në ditë dhe dy messhujta në kombinim me përsëritjen e ushtrimeve të njëjta nuk i përgjigjen metabolizmit tonë. Duhet kohë pas kohe që të harxhojmë energji edhe në aktivitete tjera dhe kohë pas kohe edhe të mbajmë dieta, duke qëndruar të uritur.

Nëse këtë nuk e bëjmë kështu, nuk është e mundur ta mposhtim instinktin që na shtyn të hamë më shumë kalori sesa që harxhojmë”, konsideron De Vani.

Publikuar: 14.01.2011 | 10:34
Lexuar: 390 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime