E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Është e vërtetë që në vitin 2008 shkurtazi kam qenë në Kosovë, dhe kam punuar për klinikën private “Medicus”, afër Prishtinës. Por, aty kam qenë vetëm kirurg dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë trafikim organesh të njerëzve. Do të doja tu bëja me dije të gjithëve në Serbi se unë nuk jam përbindësh. Asnjëherë nuk e kam takuar atë person (Hashim Thaçin), e as që do të doja ta takoja ndonjëherë”, ka thënë Sonmez.
Yusuf Sonmez: Kurrė nuk e kam takuar Thaēin






Mjeku turk, Yusuf Sonmez, thotë se po e shijon lirinë e tij në vilën luksoze që ka në qytetin Kartel të Turqisë. Ai ka folur nga atje për mediet serbe, duke theksuar edhe njëherë se është krejtësisht i pafajshëm për akuzat që i bëhen.

“Është e vërtetë që në vitin 2008 shkurtazi kam qenë në Kosovë, dhe kam punuar për klinikën private “Medicus”, afër Prishtinës. Por, aty kam qenë vetëm kirurg dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë trafikim organesh të njerëzve. Do të doja tu bëja me dije të gjithëve në Serbi se unë nuk jam përbindësh. Asnjëherë nuk e kam takuar atë person (Hashim Thaçin), e as që do të doja ta takoja ndonjëherë”, ka thënë Sonmez.

Sonmez ka folur për kohën e tij në Prishtinë, duke shtuar se kurrë më nuk dëshiron ta vizitojë këtë vend.

“Është e vërtetë që i njoh njerëzit që gjenden në aktakuzë. Njëri prej tyre, Lutfi Dervishi, ka qenë shef i “Medicusit”. Ai është njeriu që më thirri në vitin 2008 për të shkuar nga Stambolli në Kosovë për të kryer operacione. Kjo sepse shumë pacientë nga Kosova dhe Shqipëria vinin në Turqi për shkak të operacioneve, kështu që Dervishi e pati idenë që t’i bëjmë operacionet në Prishtinë”, është shprehur Sonmez për “Novosti.

Ndërkaq, mjeku turk deklaron se nga pozita në të cilën gjendet sot, është shumë pishman që ka pranuar ndonjëherë një ftesë të tillë. “Tash nga kjo perspektivë, i bie shumë pishman që e pranova ftesën e tij. Shpresoj që këmba ime kurrë të mos shkelë më në Kosovë”.

Edhe nëse dënohet nga EULEX-i, Sonmez mund ta vuaj dënimin e tij në Turqi, pasi që ligjet e këtij vendi nuk lejojnë ekstradimin e qytetarëve të vet.

Publikuar: 14.01.2011 | 11:51
Lexuar: 397 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime