E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga Senatori Alfredo Mantica, Nënsekretar i Shteti për Punët e Jashtme.
Nxėnėsit e gjimnazeve me diploma tė certifikuara nga autoritetet italiane








Nxënësit e gjimnazeve më të mira në vend "Qemal Stafa" në Tiranë, "28 nëntori" në Shkodër dhe "Themistokli Gërmenji" në Korçë, do të kenë klasa të seksioneve bilinguale shqip-italisht, të cilat do të ofrojnë diploma të çertifikuara nga autoritetet italiane dhe njohje të provimit të gjuhës për studentët e huaj, që dëshirojnë të studiojnë në Itali.

Kjo mundësi u sanksionua sot me rinovimin e Marrëveshjes Administrative për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-itaiane mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë.

Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga Senatori Alfredo Mantica, Nënsekretar i Shteti për Punët e Jashtme.

Ministri Tafaj tha se "deri tani ky projekt ka funksionuar për shkollat e gjuhëve të huaja, ndërsa me rinovimin e memorandumit projketi shktrihet në tre gjimnazet më të mira të vendit, të cilat do të përfitojnë rritje të mësimdhënies, kualifiimin profesional të mësuesve dhe do të kmi një ritje të nxënësve që mësojnë italisht".

Për senatorin Mantica, "memorandumi i rinovuar është vijim i bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy veneve në fushën e arsimit. Dokumenti mundëson dhe lehtëson thellimin e formimit gjuhësor dhe kulturor mes dy vendeve mike".

Italia gjatë periudhës 20 vjeçare të tranzicionit, e ka mbështetur vendin tonë në mënyrë sistematike për zhvillimin e asmit përmes projekteve dhe programeve bilaterale.

Referuar të dhënave të BE-së, 50% e studentëve të huaj që studiojnë në Itali janë shtetas shqiptarë, një tregues i konsiderueshëm për kontributin e Italisë në formimin akademiko- shkencor të të rinjve shqiptarë.

Seksionet dygjuhëshe u hapën për herë të parë në Shqipëri në vitin 1998 në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi" në Tiranë dhe nënkuptojnë mësimin e të gjitha lëndëve në dy gjuhë.

Një nga avantazhet e nxënësve të diplomuar në këto seksione dhe që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në vendet përkatëse, është përjashtimi nga provimi i gjuhës së huaj dhe procedura lehtësuese për regjistrimin në universitetet e huaja.

Në Shqipëri aktualisht ekzistojnë rreth tetë seksione dygjuhëshe, tre nga të cilat janë seksione dygjuhëshe shqip-italisht në Tiranë, në Korçë dhe Shkodër, katër seksione dygjuhëshe shqip-frëngjisht, në Tiranë, Korçë dhe Elbasan dhe Shkodër. Ndërsa nga viti 2007 funksionon një seksion në gjuhën gjermane në Tiranë

Publikuar: 14.01.2011 | 16:03
Lexuar: 652 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime