E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rama, duke iu referuar videos Meta-Prifti, deklaroi se qeveria po bën gjënë më të turpshme ndaj popullit shqiptar, duke u përpjekur ta bindë atë që ato që pa e dëgjoi nuk janë të vërteta.
Opozita shqiptare nė protestė masive me 21 janar kundėr qeverisė Berisha








Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i bëri sot thirrje shqiptarëve të marrin pjesë më 21 janar në protestën masive të opozitës, kundër qeverisë.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në fjalën që mbajti sot në Asamblenë Kombëtare të saj ngriti akuza të ashpra ndaj kryeministrit Sali Berisha dhe zëvendësit të tij, Ilir Meta, të cilët, sipas tij, po bëhen barrikadë në mbrojtje të korrupsionit qeverisës.

Rama, duke iu referuar videos Meta-Prifti, deklaroi se qeveria po bën gjënë më të turpshme ndaj popullit shqiptar, duke u përpjekur ta bindë atë që ato që pa e dëgjoi nuk janë të vërteta.

"Mbrëmë Shqipëria e pa se s'ka montazh, se s'ka gjë tjetër veç matrapazllëkut të qeverisë të kapur rob me zgjedhjet e vjedhura. U pa mbrëmë në pak minuta, me zë e figurë, se ç'tallje e madhe me hallet dhe shpresat e të gjithë shqiptarëve, nga ai që u quajt për një vit e gjysëm rresht 'Koalicioni i Integrimit", deklaroi Rama.

Ai i bëri thirrje Berishës dhe Metës që pas këtij skandali, të japin dorëheqjen, ndryshe sipas tij, ata i pret ndëshkimi nga populli shqiptar.

"Këtë qeveri e mban në këmbë vetëm kryeneçësia e paturpësisë. Berisha duhet të dorëhiqet, bashkë me zëvëndësin e tij, ndryshe popullit, pavarësisht nga ne, i lind e drejta t'a largojë qeverinë me mjete, që historia dhe Kushtetuta ia njeh dhe lejon vetëm popullit", deklaroi kryetari socialist.

Rama nënvizoi se dorëheqja e qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, janë zgjidhja e vetme e krizës ku ka hyrë vendi, për shkak të vjedhjes së votave nga Berisha dhe Meta.

"I them sot Berishës dhe Metës se çdo ditë që vonojnë dorëheqjen dhe pranimin e zgjedhjeve të reja si zgjidhja më e mirë për nxjerrjen e vendit nga kriza, e rëndojnë pa pushim pozitën e tyre para këtij populli. Ne ua kërkojmë sot dorëheqjen, jo për t'u ulur në karriken e tyre, por për të risjellë në jetën e shqiptarëve lirinë e konkurrencës në politikë, përmes zgjedhjeve të reja, lirinë në jetën shoqërore përmes vlerësimit dhe jo sipas kritereve të 'bllokut të matrapazllëqeve", theksoi kreu i PS-së.

Duke u ndalur tek djegia e fletëve të votimit, Rama vuri në dukje se kjo nuk do ta mbyllë betejën e opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

"Transparenca e keqqeverisjes as nuk mbyllet duke djegur fletët dhe burgosur materialet zgjedhore dhe as nuk zmbrapset duke e kthyer parlamentin në një surrogato", shtoi Rama, ndërsa ftoi qytetarët që më 21 janar të dalin në një protestë masive.

"Më 21 janar cilido që dëshiron, që ka nevojë të ngrihet në këmbë dhe që kërkon shpëtimin nga kjo klikë e korruptuar, të marrë pjesë në një demonstratë të madhe kundër qeverisë. Më 21 janar ne do të fillojmë përpjekjen tonë me gjithshka mundemi, pasi kjo nuk është demonstrata e opozitës ndaj qeverisë, por është momenti që të bashkohen qytetarët që kanë të njëjtat ëndrra e shpresa", u shpreh Rama, në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare, e cila vijon punimet me dyer të mbyllura.

Publikuar: 14.01.2011 | 16:08
Lexuar: 470 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime