E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Në funksion të sqarimit të mënyrës së tenderimit dhe punëve të kryera, do të duhet të formojmë një grup të përbashkët pune me përfaqësuesit e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, përfaqësues të Komunës së Gostivarit si dhe kryerësit të punëve të deri tashme ndërmarrjes Kartel nga Gostivari“, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit.
Kryetari i Gostivarit Osmani, priti njė delegacion tė MASH-it






Kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani, priti sot një delegacion të Ministrisë së arsimit dhe shkencës të udhëhequr nga shefi i kabinetit të ministrit Nikolla Todorov. Shefi kabinetit të ministrit, rikonfirmoi marrëveshjen e arritur ndërmjet kryetarit të komunës së Gostivarit dhe ministrit të dikasterit në lidhje me vazhdimin e punëve rreth ndërtimit të sallës sportive të gjimnazit të Gostivarit.

U ra dakord që bashkëpunimi i ndërsjellë korrekt të vazhdojë deri në përfundimin e këtij projekti madhor për komunë e Gostivarit, por paraprakisht të konstatohet gjendja faktike rreth punëve të realizuara deri më tani, të sqarohet puna e kryer deri në këtë fazë si dhe të definohen kërkesat dhe obligimet në raport me sallën sportive të Shkollës së mesme komunale “Gostivar”, procedurat e tenderimit dhe cilësia e punëve të cilat janë realizuar dhe që do të duhet të realizohej në vazhdim.

“Në funksion të sqarimit të mënyrës së tenderimit dhe punëve të kryera, do të duhet të formojmë një grup të përbashkët pune me përfaqësuesit e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, përfaqësues të Komunës së Gostivarit si dhe kryerësit të punëve të deri tashme ndërmarrjes Kartel nga Gostivari“, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit.

Ky grup pune do të duhet të del me rekomandimet e nevojshme për veprimet të cilat do të duhet të ndërmerren në fazën e mëtutjeshme.
Kryetari i Gostivarit Osmani, priti një delegacion të MASH-it

Konstatim i përbashkët i kryetarit Osmani dhe delegacionit të Ministrisë së arsimit ishte se ky paraqet një shembull të mirë të bashkëpunimit, dhe se kjo duhet të përdoret si model për zgjidhjen e problemeve tjera nëpër shkollat tjera në territorin e Gostivarit dhe realizimin e investimeve tjera kapitale në sferën e arsimit.

Në takimin e kryetarit Osmani me ministrin e arsimit dhe shkencës Todorov, të realizuar nga mesi i nëntorit, u arrit marrëveshje për financim të përfundimit të sallës së Shkollës së mesme komunale "Gostivari" me çka Ministria e Arsimit dhe Shkencës mori për sipër mbulimin financiar në vlerë prej 300.000 euro, ndërsa komuna e Gostivarit të mbulojë aspektin e kyçjes së sallës në rrjetin infrastrukturor dhe rregullimin e oborrit te gjimnazit te qytetit.

Me këtë do të zgjidhet një problem me të cilin janë ballafaquar vite me radhë mbi 3000 nxënës, gjegjësisht mungesën e hapësirës për ushtrime fizike. Salla e cila u nis të ndërtohet më 2005 nga pushteti i kaluar për shkak të keq menaxhimit në procedurat e tenderimit ngeli e papërfunduar deri më tani.

Publikuar: 14.01.2011 | 16:18
Lexuar: 690 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime