E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një nga fermerët që kërkon ndihmën e specialistëve është Bajram Dida nga fshati Zahrisht. Ai është ndihmuar për të ngritur pemëtoret e tij me mollë e kumbulla, por ka ardhur të konsultohet për një projekt që do të përgatisë për këtë vit.
Has: Projektet pėr fermerėt rikthejnė vėmendjen pėr punimin e tokės








Reportazh

R.Hoxha


- Puna në ndihmë të fermerëve të Hasit me miniprojekte dhe fonde nga projekti "Në ndihmë të zhvillimit të zonave rurale", nuk është ndërprerë as këtë periudhë dimri.

"Punën thuajse nuk e kemi ndërprerë asnjë ditë. Fermerëve po u vijmë në ndihmë për përgatitjen me cilësi të miniprojekteve", thotë drejtori i zyrës së bujqësisë së rrethit, Rifat Mulaj.

Një nga fermerët që kërkon ndihmën e specialistëve është Bajram Dida nga fshati Zahrisht. Ai është ndihmuar për të ngritur pemëtoret e tij me mollë e kumbulla, por ka ardhur të konsultohet për një projekt që do të përgatisë për këtë vit.

"Këtij programi ia kam parë hajrin. Kam përfituar ngritjen e 3,5 dynymë arë të mbjellë me mollë që në vitin e parë të fillimit të projektit. Më pas kam përfituar edhe një projekt tjetër për 4 dynym me kumbulla me dy varietete, edhe për treg edhe për përpunim", tregon Bajrami.

"Ndihma përmes projekteve që i përgatisim vetë ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit për shtimin e tokës së mbjellë me kultura për të cilat tregu ka më shumë nevojë," shton ai, tek shprehet optimist se "së shpejti prodhimet tona do të dalin në treg".

Kështu flasin dhe Sali Caushi, Gëzim Ibra e Maxhun Bardhoshi, të cilët kanë shtuar sipërfaqen e mbjellë me frutikulturë. Kështu Ibrahim Bardhoshi e Qamil Muslika kanë shtuar sipërfaqen e tokës me vreshtari, ndërsa Skënder Muja Riza Xhebexhia e Kadri Gaxha, kanë shtuar tufat e blegtorisë së imët.

Islam Kurpali, nga Vlahna, thotë: "tani mbarështroj mbi 300 krerë dele. Tokën që kam, më shumë e mbjell me foragjere. Tani dua të ngrej edhe një tufë me dhi. Për këtë po përgatis miniprojektin."

Projekti, me emrin "2 KR" nisi në vitin 2007. Drejtori i zyrës së bujqësisë tregon se, gjatë këtyre 4 viteve rreth 200 fermerë kanë përfituar një fond mbi 60 milion lekë. Kryesisht interesi ka qenë në shtimin e sipërfasqes së tokës bujqësore me frutikulturë, ku janë mbjellë mbi 100 ha tokë me pemëtore e vreshta.

Deri tani kanë përfituar 22 fermerë, që kanë ngritur tufa me mbi 10 lopë, 47 fermerë të tjerë tufa me mbi 50 krerë të imta, ndërsa 10 fermerë kanë ngritur koshere blertësh.

"Këtë vit interesi ka rritje të ndjeshme, pasi investimet e projektit pritet të rriten ndjeshëm, ku krahas projekteve të deritanishme do të zgjerohen miniprojektet për arrën e lajthinë, ndërsa në blegtori do të hyjë subvencionimi i ngritjes së tufave me dhinë e Hasit", tregon Rifati.

Projektet zbatohen kryesisht nga njerëz të moshës së tretë, sepse Hasi ka përqindje të lartë emigracioni ku një popullsi me rreth 20 mijë banorë, 6000 vetë janë në emigracion.

Sipas Rifatit, duke parë zhvillimet në bujqësi, rezulton se emigracioni nuk është e vetmja zgjidhje e problemit.

"Të ardhurat nga emigracioni sa vijnë e po bien, se mjaft të larguar prej vitesh kanë krijuar familjet në Angli, të tjerë duken të pakënaqur me mënyrën si i shpenzojnë të afërmit paratë që u dërgojnë", thotë Rifati

Publikuar: 14.01.2011 | 16:36
Lexuar: 723 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime