E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri në largim ka deklaruar se ai as që ka pretenduar se urdhri i tij për konfiskimin e këtyre tabelave serbe do të gjejë zbatim efikas në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila është e banuar me shumicë serbe. “Në pjesën veriore as që kam pretenduar se Policia e Kosovës do të jetë shumë efikase në konfiskimin e targave, por sigurisht në ato raste ku ka mundësi gjithsesi se do të veprohet”, ka thënë ai.
Ministri Rexhepi bėhet pishman pėr targat nga Serbia








Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është tërhequr nga urdhri që kishte dhënë dy ditë më parë për konfiskimin e targave të reja për pronarët e veturave në Kosovë, të lëshuara nga Serbia, shkroi të premten “Zëri”. Ai kishte urdhëruar Policinë e Kosovës që t’i konfiskonte këto targa në tërë territorin e Kosovës, mirëpo vetëm pas dy ditësh ai e kishte “kuptuar” se në veri nuk është edhe aq e lehtë të zbatohet ky urdhër.

Ministri në largim ka deklaruar se ai as që ka pretenduar se urdhri i tij për konfiskimin e këtyre tabelave serbe do të gjejë zbatim efikas në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila është e banuar me shumicë serbe. “Në pjesën veriore as që kam pretenduar se Policia e Kosovës do të jetë shumë efikase në konfiskimin e targave, por sigurisht në ato raste ku ka mundësi gjithsesi se do të veprohet”, ka thënë ai.

Ndërkaq, në urdhrin e ministrit Rexhepi të lëshuar të martën thuhet “Urdhërohet Policia e Kosovës që në gjithë territorin e vendit të ndalojë qarkullimin e të gjitha veturave që bartin tabela të reja të Serbisë”. Në anën tjetër, zyrtarë të subjekteve politike opozitare kanë vlerësuar se urdhri i ministrit Rexhepi për konfiskimin e targave të reja të lëshuara nga Serbia nuk është gjë tjetër vetëm një blof dhe vendim bosh i tij.

Të enjten Policia e Kosovës nuk e ka lejuar të enjten të futet në Kosovë një autobus me targa të reja KM, të Republikës së Serbisë, që ka dashur të futet përmes portës 1 në Jarinje, në veri të Kosovës. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se autobusi është kthyer në orët e pasdites dhe nuk i është lejuar hyrja në Kosovë, ndërkaq një automjeti tjetër po ashtu në Jarinje i janë konfiskuar targat e reja të Serbisë, po ashtu KM.

Publikuar: 14.01.2011 | 16:55
Lexuar: 493 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime