E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Specialisti ka marrë listat e shërbimeve dhe mbi bazën e kësaj liste do ta dërgojë pacientin në institucionin me të afërt akreditues, nëse atje shërbim të tillë nuk ka mund ta dërgojë për në klinikë", theksoi Osmani, i cili shtoi se kjo do të jetë lehtësim përderisa deri më tani këtë e bënte mjeku amë.
Ministri Osmani e prezantoi konceptin e ri tė udhėzimeve tė pacientave nė sisitemin shėndetėsor








Mjeku amë nuk do të shkruajë udhëzime spitalore, por udhëzim specialist deri te specialisti më i afërt në institutet shëndetësore, në spitalet ose te specialisti privat i cili ka lidhë marrëveshje me Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë.

Këtë e parashikon koncepti i ri të udhëzimeve të pacienatve në sistemin shëndetësor i cili pritet të fillojë rreth 1 marsit, të cilin sot e prezantoi ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani. Qëllimi i këtij modeli, siç tha, është për një sistem shëndetësor më stabil dhe më efikas.

"Specialisti ka marrë listat e shërbimeve dhe mbi bazën e kësaj liste do ta dërgojë pacientin në institucionin me të afërt akreditues, nëse atje shërbim të tillë nuk ka mund ta dërgojë për në klinikë", theksoi Osmani, i cili shtoi se kjo do të jetë lehtësim përderisa deri më tani këtë e bënte mjeku amë.

Ai thekoi se mjeku amë për shërbimet të cilat nuk janë të akredituara spitalet do ta udhëzojë pacientin në klinikë.

"Me këtë do të shkarkohet Qendra Klinike dhe do të zvogëlohen shpenzimet e pacientëve. Ne nuk e kufizojmë të drejtën e pacientit se ku do të mjekohet, por e kufizojmë drejtimin e lëvizjes së tij", sqaroi Osmani.

Ai theksoi se me koceptin e ri përfitimet për qytetarët janë lehtësim për lëvizjet e tyre në sisitemin shëndetësor, që do të thotë se nuk do të bredhin nga njëri institut në tjetrin institut shëndetësor dhe në kohë do të pranojnë shërbime. Mes përfitimeve janë edhe siguria e trajtimi që nënkupton se shteti për herë të parë garanton për këtë se asnjë pacient nuk do të drejtohet për mjekim në institutin shëndetësor i cili nuk i plotëson kushtet në kuptim të kuadrit, paisjeve etj.

Sipas Osmanit, me modelin e ri do të racionalizohet shfrytëzimi i resurseve, do të shkarkohen klinikat universitare dhe do të zvogëlohet ngarkesa mbi pacientët.

"Përgjegjësia jonë është që të mundësojmë jo vëtëm mbrojtje shëndetësore cilësore, por edhe në kohë të duhur, e kjo plotësisht mos t'i ngarkojë pacientët", tha Osmani.

Koncepti i ri në udhëzimin e pacientave në sistemin shëndetësor ka të bëj me raste jo të rrezikuara për jetën.

Publikuar: 14.01.2011 | 17:31
Lexuar: 339 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime