E premte, 1.08.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kosova pati fatin, që në fillim të viteve '90 ta, të futet në politikë nga bota e dijes dhe ideve të Ibrahim Rugovës, i cili me vizionin dhe filozofinë e tij të fuqishme, u bë lideri i lëvizjes më të madhe të shqiptarëve për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Promovohet njė vepėr kushtuar Presidentit Rugova






Kosova pati fatin, që në fillim të viteve '90 ta, të futet në politikë nga bota e dijes dhe ideve të Ibrahim Rugovës, i cili me vizionin dhe filozofinë e tij të fuqishme, u bë lideri i lëvizjes më të madhe të shqiptarëve për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kështu u tha sot në fillim të promovimit të një vepre kushtuar Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në kuadër të shënimit të 5-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. "Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës" është titulli i librit të autorit Enver Bytyçi, i cili u promovua para një auditori të gjerë, miqve edhe familjarëve të Ibrahim Rugovës.

Por më shumë se për librin me pietet u fol për figurën e madhe të Ibrahim Rugovës, ku ndër të tjera folësit vlerësuan se vdekja e presidentit Rugova ishte humbje e pakompensueshme për popullin shqiptar. Historiani Jusuf Bajraktari tha se studiuesit dhe historianët botërorë, figurën e Rugovës e kanë cilësuar si unikate jo vetëm në rrafshin ballkanik, por edhe atë evropian dhe botëror. "Personaliteti i tij (Ibrahim Rugovës) arriti ta shndërrojë në realitet atë që mund të quhet e pamundur për shumë studiues.

Autori në këtë vepër, u qaset aspekteve të shumta që kanë të bëjnë me periudhën e veprimtarisë intelektuale, politike e shoqëror të Rugovës", tha Bajrakatari. "Këndvështrimi i autorit në këto koncepte niset nga lindja e deri në momente fundit të jetës së presidentit që ishin të veçanta për Kosovën", tha ai. Ndërkaq Don Lush Gjergji tha se vepra e Bytyçit ka mjaft risi sepse trajton figurën e Presidentit historik të Kosovës, nga disa shqyrtime dhe këndvështrime të ndryshme. Sipas Gjergjit figura e Rugovës zbulohet nga tri aspekte të reja: filozofike, politike dhe nacionale, që ndërlidhen, përplotësohen njëra me tjetrën dhe pa të cilat Presidenti Ibrahim Rugova del i mangët, i cunguar, në rrezik që të trajtohet në mënyrë të njëanshme dhe jashtë kontekstit filozofik, politik dhe shoqëror.

Madje, Gjergji vlerësoi se vizioni i Ibrahim Rugovës nuk ishte shfaqur ndonjëherë në historinë e të gjitha vendeve ballkanike. "Ai ishte një lloj lëvizjeje që synonte detyrimin moral, bazuar në vlera, një lëvizje për çlirimin bazuar në virtyte, në moralin e shoqërisë njerëzore", tha ai. Në fund Lush Gjergji theksoi se "njerëz si Ibrahim Rugova, fatkeqësisht lindin rrallë, por fatbardhësisht nuk vdesin kurrë". Në emër të botuesve të librit, "Faik Konica" (Prishtinë) dhe "Koha" (Tiranë) shkrimtarin i njohur Nazmi Rrahmani, tha se autori i veprës në fjalë është një nga studiuesit e mirëfilltë që kishte përcjellë veprimtarinë e lartë të presidentit të ndjerë që në fillet e studimeve të tij dhe konstruktoi një vizion aq të qartë që ai kishte për veprën e presidentit të ndjerë.

Rrahmani tha se konstatimet e tij, autori i mbështet në shtypin gjerman për protagonistin, i cili e rikonceptoi politikën ballkanike. Ky libër jep përgjigje në shumë pyetje dhe hap shtigje për studime të mëtejshme. Ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, shkrimtari Bardhyl Londo tha se ndihet i emocionuar, por edhe nderuar me këtë eveniment mjaft domethënës sot në Prishtinë. Ai tha se autori Bytyçi është "historiani më i spikatur shqiptar i viteve të fundit", i cili me forcat e sprovuara intelektuale i ka dhuruar historisë një ngjarje shumë të rëndësishme si është promovimi i sotëm i kësaj vepre studimore. Kjo vepër, shtoi ai, vërteton se historia shqiptare është një dhe e pandarë. dëshmon se historia shqiptare është një dhe e pandarë.

Nëse ajo do të dilte e copëzuar, do të ishte më e dobët dhe rrjedhimisht më e pafuqishme ndaj sulmeve e denigrimeve që i bëhen të vërtetës sonë. Andaj kërkohet koordinim gjithëpërfshirës, siç dele deh nga libri i këtij autori, i cili ka për protagonist një nga figurat më të çmuara të botës shqiptare. Ndërkaq ambasadori i Shqipërisë në Kosvë, Islam Lauka, tha se nuk gabohet nëse e quan Presidentin Rugova, diplomatin e mbarë shqiptarëve. Për ambasadorin Lauka, presidenti Rugova ishte diplomati numër një i shqiptarëve, jo vetëm për faktin se ishte sa vizionar e misionar, po aq edhe këmbëngulës në kauzën e të drejtës së Kosovës për pavarësi.

Autori i librit, Enver Bytyçi, ta sekjo vepër nuk është vetëm një nder për të, por për atë njeri që i dha lirinë dhe ndërtoi shtetin re ri, Kosovën - për Presidentin historik Ibrahim Rugovën. Pasi foli për idenë për ta shkruar librin e tij për udhëheqësin shpirtëror të Kosovës e me integritet të lartë moral, Ibrahim Rugova, ai theksoi se Rugova sfidoi jo vetëm regjimin e Millosheviqit por të gjitha mitet serbe për Kosovën, pa shkatërrimin e të cilave çdo përpjekje për ta çliruar Kosovën do të ishte e pamundur. Në fund të këtij promovimit përfaqësuesja e Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, Fatbardha Lauka familjes Rugova i dorëzoi çmimin "Faik Konica" me motivacion për farkëtimin e ndjenjave të miqësisë ndërmjet kombit shqiptar dhe atij amerikan e britanik, të cili e mori djali i Presidentit, Mendim Rugova.

Publikuar: 15.01.2011 | 12:29
Lexuar: 1081 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime