E buzëqeshur. Gjithë hir. Anne Hathaway është një markë: ajo e elegancës dhe stilit bashkëkohor hollivudian. Dje ishte Audrey Hepburn. Sot është ajo. Të prezantosh ndarjen e çmimeve Oscar me James Franco do të jetë e tmerrshme. Sështë asgjë përballë të gjitha atyre skenave ku më është dashur të zhvishem. Dhe shikoni, për mua ka qenë gjithnjë më e vështirë të zhvishem shpirtërisht se sa fizikisht.
E buzëqeshur. Gjithë hir. Anne Hathaway është një markë: ajo e elegancës dhe stilit bashkëkohor hollivudian. Dje ishte Audrey Hepburn. Sot është ajo. Të prezantosh ndarjen e çmimeve Oscar me James Franco do të jetë e tmerrshme. Sështë asgjë përballë të gjitha atyre skenave ku më është dashur të zhvishem. Dhe shikoni, për mua ka qenë gjithnjë më e vështirë të zhvishem shpirtërisht se sa fizikisht.
Kështu shprehet aktorja për revistën italiane A, e përzgjedhur për të drejtuar një nga ngjarjet më të mëdha kulturore të vitit, edicionin e radhës së ndarjes së çmimeve Oskar në kinematografi. Ky lajm përkoi me ndryshimin e imazhit të saj. Tek filmi Love and Other Drugs, tregon gjoksin e zhveshur dhe kaq mjafton për të folur rreth saj. Shumë kanë shkruar se unë dhe Jake Gyllenhaal, shfaqemi lakuriq në 75% të filmit. Ky është budallallëk. Filmi ynë tregon për histori të fortë, pasionante dhe të dhimbshme dashurie, mes një farmacisti, i cili shet viagra më së shumti, dhe një fotografeje të re, të prekur nga Parkinsoni. Personazhi që unë luaj është e tmerruar, por gjithsesi luftëtare
Ndonjëherë, të flasësh për seksin është më e lehtë se të përballesh me emocione dhe ndjenja. Në film shkojnë paralelisht të dyja gjërat: shihet shumëçka përveç lakuriqësisë, që në të gjitha herët është e motivuar. Nëse mendoj për eksperiencën time, nuk mund të jem veçse e ndershme. Nuk kam gënjyer kurrë për veten.
New Yorker ju krahason me Spencer Tracy e Katharine Hepburn: ju bën kjo të lumtur?
Sigurisht. Pastaj jam unë e para që ndiohem ndryshe. Sot në jetën time është një shtëpizë në Los Angeles, ku jetoj me Adam Shulman, aktor si unë. Kam mësuar se kinemaja është një makinë, që thith edhe jetët e ne aktorëve: na bën të rritemi, por edhe na nxjerr zhveshur, në mënyrë të pamëshirshme ndonjëherë. Kush bën këtë punë është i brishtë prej natyre, pavarësisht këmbënguljes.
Si është personazhi juaj i fundit?
Ashtu si unë është e brishtë, e plagosur nga sëmundja, por edhe e fortë njëkohësisht. As unë dhe as partneri im, nuk kemi dashur ta vëmë theksin tek tërheqja seksuale, që në mënyrë të pamohueshme ekziston tek personazhet tanë. Donim të ishte një nga elementet, përse ata të dy pëlqehen. Ashti si ndodh në jetë. Kemi parë dhe riparo skena erotike, që nga 9 javë e gjysme, tek ca komedi të viteve 30. Kemi folur për veten, sepse jemi miq, qysh se xhironim filmin Brokeback Mountain.
Disa mendojnë se po ecni në hapat e Julia Roberts, është e vërtetë?
Sepse kemi bërë të dyja rolin e princeshës së bukur, e pastaj përfunduam të flasim mbi sëmundjet, si infermierja Julia tek Zgjedhje dashurie? Filmin Love and Other Drugs nuk e zgjodha për motive karriere: ishte libri i Jamie Reidy, dhimbja e vërtetë dhe histori si ajo e Michael J. Fox...(sëmurë nga Parkinson). Prandaj e pranova filmin.
Është një film që flet për shëndetësinë, në një kohë që në Amerikë flitet shumë për reformat e Obamës, përse sipas jush?
Nuk jam shumë e zonja në politikë, por vazhdoj të jem një obamiane.
Një obamiane në natën e ndarjes së Oskarve, ndoshta do të përcjellë një mesazh nga Presidenti?
Jam e nderuar që Academy Awards më ka ngarkuar këtë detyrë. Sigurisht që nuk do të dal në skenë me bikini, apo të brendshme. (qesh). Janë treguar të mëdhenj, sepse më kanë përzgjedhur në një kohë kur filmi ynë romantik dhe mallëngjyes po akuzohej si pornografik. Do të isha e nderuar të prezantojë presidentin tim edhe me një video mesazh të regjistruar.