E premte, 3.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lista është aq e gjatë sa që po t’i lexosh,atëherë publiku automatikisht ndjen një lloj distancimi ndaj tyre.Genta Ismajli,Rovena Stefa,Bleona Qereti,Bertan Asllani,Nora Istrefi,Labinot Tahiri,Shpat Kasapi,Lori,Mihrije Braha,Valentina Rama,Ryva Kajtazi,Meda dhe shumë të tjerë janë vetëm një pjesë e kësaj liste, ku në shumicën e rasteve fajtorë janë kompozitorët dhe tekstshkruesit.Edhe kënga e Jehona Sopit në “Top Fest 6” duket se ka ngjashmëri me këngën e famshme amerikane “I kissed girl”.
Nga Bleona tek Nora, ja kush ka kėngė tė vjedhura






Karrierë me mund dhe punë të dikujt tjetër,kështu mund të quajmë disa fytyra publike shqiptare të cilat mundohen të bëhen të famshëm për një natë.Ka pasur raste të ndryshme dhe disave prej tyre u ka ecur bukur shumë ky biznes.Është për të ardhur keq pasi ne si popull kemi një melos shumë të bukur dhe nuk duhet keqpërdorur.

Kulmi i gjithë kësaj është kur disa që veten e quajnë yje të estradës,huazojnë jo vetëm nga fqinjët,por shkojnë akoma më larg,ndërkohë pastaj fajin ua hedhin kompozitorëve të cilët janë mësuar me këto huazime si një biznes i lehtë për t’u pasuruar.Lista është aq e gjatë sa që po t’i lexosh atëherë publiku automatikisht ndjen një lloj distancimi ndaj tyre.

Genta Ismajli,Rovena Stefa,Bleona Qereti,Bertan Asllani,Nora Istrefi,Labinot Tahiri,Shpat Kasapi,Lori, Mihrije Braha,Valentina Rama,Ryva Kajtazi,Meda dhe shumë të tjerë janë vetëm një pjesë e kësaj liste,ku në shumicën e rasteve fajtorë janë kompozitorët dhe tekstshkruesit.Më të pëlqyer ndër fqinjët tanë janë: Preslava, Anelia, Elena, Azis, Malina,Dimana. Nuk është gjithmonë kështu siç shkruam më lart,dhe ne në disa raste jemi për t’u lavdëruar.

Nora Istrefi


Ka pasur këngë të bukura shqipe që janë huazuar nga fqinjët dhe kjo na bën të ndihemi më mirë pasi edhe ne pëlqehemi diku.Shumë këngëtarë të estradës sonë muzikore,e kanë zgjedhur mënyrën më të lehtë për t’i bërë këngët e tyre hite.

Ata i kopjojnë (huazojnë),meloditë e këngëve të njohura të huaja,dhe ato i përshtasin në gjuhën shqipe dhe menjëherë i bëjnë hite.Kombi shqiptar ka një melos shumë të bukur, këngë dhe melodi qytetare dhe burimore të kombit tonë.Këngët e Nexhmije Pagarushës,Vaçe Zelës, Shkurte Fejzës,Bujar Qamilit,Shyrete Behlulit etj.,këndojnë këngën e mirëfilltë shqipe.

Është për t’u tmerruar kur disa “këngëtarë të vetëquajtur” nuk skuqen që e bastardojnë këngën dhe melosin shqiptar,a thua këta në krahë të kulturës mendojnë të pasurohen pa menduar se trashëgimtarët e vet do të gjenden në gropë të thellë të asimilimit.

Kjo gjë ndodh sidomos në diasporë,muzika shqiptare thuajse ka humbur 80%,por në lokalet shqiptare ku tingëllon muzika,aty këndohet dhe vallëzohet me këngë rome,turke, arabe e quajtur tallava,e shumë pak shqipe.

Këngëtarët nuk skuqen kur i pyet se pse e këndoni këtë melos,por ata përgjigjen se populli e do dhe ne duhet t’i këndojmë.Sot nuk këndohet për qejf apo për t’i ç`mallur gurbetqarët, por e gjitha është komercialitet.Veçojmë rastin e këngëtares Teuta Selimi në një lokal në Zvicër, ku një i ri ia kërkoi një këngë, ajo u përgjigj se unë nuk e këndoj këtë këngë.

Genta Ismaili






























Lista e këngëve të vjedhura

Azis - Obicham te " Ermanda Durmishi Era - Dashuri e pavdekshme
Azis i Desislava-Znam che boli:Greta Koçi dhe Ervin Korini-Kush ka faj
Azis - Ledena kralitsa: Sinan Hoxha - Më fal
Azis i Deislava - Jaduvam: Arta Bajrami - Nije ket sen
Azis - Delva: Ermal Fejzullahu - Gjaku zemrës sime
Azis i Gloria - Ne sme bezgreshni: Ryva Kajtazi - Mendo
Malina - Strast: Bleona Qereti - Qefin Gruas mos ia prish
Anelia - Iskam te: Valentina dhe Valon Rama - Mos më lë
Anelia - Prosti: Genta Ismajli - Kthehu
Teodora - Proba proba: Lori - lëre lëre
Raina - Kato letten grip: Bertan Asllani - Sonte të thërras
Preslava - Kogato samne: Bleona Qereti - Çka s’të pelqeu të unë
Malina-Leden sviat: Genta Ismajli - Nuk je për asnjë
Dimana - 1000 gradusa llubov: Nora Istrefi - E jotja s’jam
Azis i Malina - Ne ne kazvai: Labi - Kjo unazë
Tanja Savic - Tako mlada: Flora Gashi - Pse ta fala
Jelena Karleusa - Kume: Mentor Kurtishi - Unazë
Mile Kitic - Zasto bas ti: Rozana Radi - Fol zemër fol
Mile Kitic - Cepaj Kidaj: Leonora Jakupi - Tash kur s’të kam
Stoja - Umri: Mentor Kurtishi - Vdis me
Maja Marijana - Rodjena za flert: Genta Ismajli - Mpuc mpuc
Dragana Mirkovic - Ostani: Sabri Fejzullahu - Vall kam hy n'gjyna
Alina feat Costi-Necazuri si suparavi:Rifadije Grajqevci ft Edi
Krasniqi-Keq me ty e keq pa ty
Viki - Naruknice: Genta Ismajli - Dridhem
Dragana Mirkovic - Luce Moje: Emine Toska - S’më ke për një natë
Aca Lukas - Zapisite me broj: Mihrije Braha - Ma kadal
Vassilis Karas - Fenomeno: Genta Ismajli - Sa ilaçe
Elli Kokkinou - Masai: Leonora Bahiti - Përse
Dina Merlina & Zeljko-Superman: Valentina Rama-Je një katil që vret
Despina Vandi-Na thn xerese: Labi - Kujt i paske ngja
Goga Sekulic - Bole ljubavi: Labi & Anduenda Tahiri - S’më intereson
Lefteris Pantazis - Vizi o a tizi lazmu: Xheki - A e din se
Sofi Marinova - Onzi fatalen den: Duli - Gabimi bëhet një herë
Ivena - Ne tvoa lubovta: Mihrije Braha - Kur se don se don
Alisia - Karamel: Rovena Stefa - Hej hej
Helena Paparizou - Number one: Nora Istrefi - The one
Stoja - Samo: Viola - S’dua
Elena Parisheva - Pyrvata poslednata: Shpat Kasapi - Dashuromë ti
Katy Perry - I kissed girl: Jehona Sopi - A do plakemi bashkë
Mile Kitic - Milioni kamioni: Lori - Hyni në valle

Blerand Rexhepi

Publikuar: 07.04.2009 | 04:12
Lexuar: 3178 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
tina sinanaj (20/09/2009 02:51:24) shum bukur gent !!`me afrohesh pa pardon` eshte njee keng shum e mir
vlera (25/09/2009 17:20:44) besoj se je nje vajz e cila i permbush te gjitja kriteret je shum shum shum e bukur dhe kendon shum shum buker a mund te kontaktoj me ty mpuq e ki
muhamet (30/11/2009 16:36:21) nora istrefi ish seksi girl ma e mira ne kosov
enxhi bushati (20/12/2009 21:24:19) je 1 kengetare qe i ke fituar te gjitha zemrat e publikut...per kete jam e sigurte...je simpatike,e bukur nuk ka komplimente me te cilat mund te te pershkruaj...te tjerat mund te te kene zili por ti besoj qe nuk do tia dish fare sepse je ti ajo qe ne pelqejme dhe jo te tjerat...
sadete (10/01/2010 01:30:01) je shum e bukur veq vazhdo se mos te folim p-er vallzim je numer 1
live (15/03/2010 02:47:20) Bullgarkat, te pakten i dim se e kan merak k... dhe per ata eshet normale , po per ju mori Genra, Nora Beona, as bullgarka as shiptarka...
- a edhe ju merak e keni a..........
sherif basholli (24/03/2010 02:02:04) valla gent ty tekom pranu edhe ne facebook veq ka po he**** ti poe zdrit ama shum ekom desht adelinen por pas saj ty se e meriton edhe te ka hije qka te bojsh ty tung tung je fansi aaaaaaaaaa
skam (28/03/2010 21:45:32) o shqiptar jepni naj komente per kenget qe i kan vjedh e jo ksi fjal palidhje,une mendoj qe per kenget qe po i vjedhin estrada jon,po e bejne sepse spo kan pare me pagu ekstra e po e marrin hazer e po dojne me u ba famshe kisha une kam realizu me shume kenge e albume....
alba (19/07/2010 22:42:41) halo genta je maemira te prshendes shum
valentina (04/08/2010 18:58:17) ej shum e buker je a shum

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime