Cristiano Ronaldo ka shënuar 22 gola në 18 ndeshje të luajtura të La Ligës këtë stinor ndërsa Pushkash kishte shënuar vetëm 21 në po kaq ndeshje para 50 viteve.
Cristiano Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit pas 18 javëve në ndeshjet e La Ligës. 22 golat e tij (1.22 për ndeshje) janë më shumë se 21 të hungarezit Pushkas, i cili i kishte shënuar në stinorin 1960/61.
Të dy mjaft impresivë por sidoqoftë është fakt që portugezi tanimë ka vënë firmën e tij në historinë e Real Madridit.
Cristiano Ronaldo ka shënuar 22 gola në 18 ndeshje të luajtura të La Ligës këtë stinor ndërsa Pushkash kishte shënuar vetëm 21 në po kaq ndeshje para 50 viteve.
Rubio, Di Stefano dhe Hugo Sanches deri në javën e 18-të kishin shënuar vetëm nga 19 gola.
Ndërsa në përgjithësi Ronaldo ka shënuar 48 gola në 47 ndeshje të La Ligës në dy stinorët e fundit dhe është vetëm 2 gola larg thyerjes së një tjetër rekordi 50 vjeçar të cilin e mban po ashtu Pushkash, i cili në 54 ndeshje kishte shënuar 50 gola.