Jeta e Charlize është bërë e njohur me kohë, por një fashikull i saj është bërë i njohur vetëm së fundmi dhe të gjithëve u është dhënë mundësia të kuptojnë më mirë se çfarë ka ndodhur.
Ajo shndrit. Është pak të thuash që është e bukur. Nuk diskutohet që është edhe e talentuar. Tanimë të gjithë e njohin Charlize Theron, por për fat të keq, apo të mirë jo të gjithë e njohin jetën e turbulluar të aktores së bukur afrikanojugore. Jo të gjithë e dinë se aktorja, tashmë 35 vjeç, ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë dhe plot ankthe për shkak të një babai të alkoolizuar, që guxonte të ngrinte dorën mbi të dhe mbi të ëmën. Jeta e Charlize është bërë e njohur me kohë, por një fashikull i saj është bërë i njohur vetëm së fundmi dhe të gjithëve u është dhënë mundësia të kuptojnë më mirë se çfarë ka ndodhur..
Charles Theron e dehur
Një ditë, Charles Theron është kthyer në shtëpi i dehur me vendimin për të vrarë Charlize dhe të ëmën. Ai gjendej jashtë dere, me një pistoletë në dorë, e teksa bëhej gati për të hyrë, e ëma e Charlize, Gerda, pa e humbur toruan ka rrëmbyer një pistoletë që e mbante në shtëpi, ka nisur të qëllojë mbi atë që për vite kishte qenë bashkëshorti dhe babai i vajzës së saj. Menjëherë, vogëlushja Charlize nxitoi tek dritarja për të parë të atin të shtrirë përdhe, në një pellg gjaku. Ka qenë një imazh shokues për të, madje edhe sot e kësaj dite, aktorja i vuan pasojat e kësaj eksperience të tmerrshme familjare. Të çliruara nga burri dhe babai i dhunshëm, së bashku me të ëmën ato u transferua në Itali, ku Charlize pati mundësi të përfshihej në botën e modës, duke fituar madje edhe një çmim në Positano, përpara se ajo të bëhej një imazh i njohur. Kjo falë të pasmeve të saj në reklamën e famshme të Martinit. Prej aty, karriera e saj ka qenë gjithnjë në najë, deri sa u bë aktorja që e njohin të gjithë, e zonja të mbledhë 20 milionë dollarë për çdo film.
Ndërkaq, e ëma u shpall e pafajshme në procesin gjyqësor, ku akuzohej për vrasjen e të shoqit. Për trupin gjykues ishte një vetëmbrojtje. Edhe pse ky proces është mbyllur prej vitesh, tashmë, kujtimi nuk mund të shuhet kurrë.
Për të çdramatizuar
E talentuar, aq sa për të merituar çmimin Oskar për interpretimin e saj në filmin Monster, gjithnjë e gatshme për të bërë bamirsira dhe e sjellshme me fansët e saj. Charlize Theron duket të jetë me të vërtetë e përkryer në çdo detaj. Dhe sigurisht, nuk është një nga ato aktoret-meteore që zhduken brenda pak viteve. Megjithatë, duket se nuk është pa gjë. Duke iu referuar deklaratave të saj, edhe ajo e ka një ves... Jugoafrikania ka deklaruar në shoën e David Letterman se mund të rrijë edhe një javë pa bërë dush!! Por menjëherë e kuptoi se fjalët e saj do të keqpërdoreshin dhe menjëherë u vetkorrigjua, duke thënë se problemi i vërtetë qëndron tek mungesa e kohës. Me raste është aq shumë e impenjuar me punë, sa nuk gjen kohë as për të bërë një dush. Më tej ka shtuar se nuk i pëlqen shumë jeta prej ylli dhe që me raste preferon të heqë dorë nga jeta luksoze dhe ti lejojë vetes një pushim të shëndetshëm në kamping, apo në ndonjë vend të harruar nga Zoti, më shumë se të qëndrojë në hotele luksoze me 5 yje. Kështu, ideja që shumë kanë krijuar për të, si një bukuri e largët dhe e paarritshme, duket të jetë larg nga çthonë faktet.