ë këtë revistë, Lauretës i janë rezervuar tri faqe me një përshkrim dhe intervistë në dy gjuhë, anglisht dhe spanjisht. Një pjesë të shkurtër të intervistës përshtatur në shqip, po ju sjellim edhe ne, së bashku me disa foto hot të Lauretës.
Blerand Rexhepi
Këngëtarja dhe aktorja e famshme shqiptare, Laureta Meçi, këto ditë po na surprizon me disa të reja nga ana mediale. Përveç këngëve që ka lançuar së fundi, Laureta ishte në një udhëtim në Greqi, ku ka realizuar edhe klipin e këngës Turn around që pritet të finalizohet së shpejti.
E ndërkohë, të gjithë kërkojnë hapësia mediatike për të prezantuar projektet e reja dhe për të pasur më shumë marketing, Laureta na befason me paraqitjen e saj në revistën e famshmë të golfit Golf Luxury and Destinations Magazine, që del në shitje në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Meksikë.
Në këtë revistë, Lauretës i janë rezervuar tri faqe me një përshkrim dhe intervistë në dy gjuhë, anglisht dhe spanjisht. Një pjesë të shkurtër të intervistës përshtatur në shqip, po ju sjellim edhe ne, së bashku me disa foto hot të Lauretës.
Njeriu më i famshëm prej nga inspirohesh?
Johny Depp.
Gënjeshtra e fundit që keni thënë?
Nëse do ta kisha thënë nuk më kujtohet, atëherë kjo do të ishte gënjeshtra ime e fundit.
Trego këngën e fundit që të kujtohet?
Not afraid nga Eminem!
Përshkruaje veten me tri fjalë?
Dinamike, inteligjente dhe sexy!
Nëse do të kishit dashur të hani diçka pikërisht tani, çfarë do të kishte qenë?
Ushqim japonez! Sushi.
Na thuaj diçka që të tjerët nuk dinë për ju?
Jam një notare e dobët.
Libri i fundit që keni lexuar?
The Twilight Saga.
Ëndërra juaj e parealizuar?
Të pushtoj botën! Do ta vizitoni së shpejti Meksikën?
Do të kisha dashur shumë shpejt, është në listën e preferencave të mia.