E shtunë, 25.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në top dhjetëshen e kandidatëve më të votuar për deputetë ndodhen të gjithë liderët e subjekteve politike që rezultatet preliminare i kanë renditur si subjekte parlamentare.
Top-10 politikanėt mė tė votuar





Në top dhjetëshen e kandidatëve më të votuar për deputetë ndodhen të gjithë liderët e subjekteve politike që rezultatet preliminare i kanë renditur si subjekte parlamentare.

Lista e më të votuarve nuk përmban ndonjë emër femre. E meshkujt, politikanë që e përbëjnë atë janë pesë nga PDK-ja, dy nga LDK-ja, dhe nga një Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK dhe AKR.

Sipas një shkrimi të “Kohës Ditore”, i pari në këtë listë është Hashim Thaçi, i cili ka mbi 159 mijë vota. Rreth 40 mijë vota më pak ka Isa Mustafa, që është i dyti në listën e më të votuarve.

I treti në listë nuk është lider partie. Ai është Fatmir Limaj, i cili ka rreth 73 mijë vota. Pas Limajt renditet lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, i cili ka marr rreth 57 mijë vota.

Në këtë listë i pesti është Ramush Haradinaj, me rreth 47 mijë vota. Pas tij menjëherë vjen presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili zë pozitën e 6 për nga numri i votave, dhe sipas këtyre rezultateve ai ka marr rreth 43 mijë sosh.

I shtati është Azem Syla me 30 mijë vota, pas tij vjen Sabri Hamiti nga LDK po ashtu me 30 mijë vota. I parafundit në dhjetëshen e më të votuarve është Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, i cili ka marr rreth 29 mijë vota.

Ndërsa i fundit në këtë listë gjendet lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili ka marr rreth 28 mijë vota.

Publikuar: 16.01.2011 | 12:19
Lexuar: 897 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
shaban (16/01/2011 23:49:13) hashimi 50000 vota i ka te vjedhura

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime